Categories Lajme

Rritet numri në Kosovë, sa raste të reja u regjistruan për 24-orë

Gjatë 24-orëve të fundit kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit 17 qytetarë, si dhe janë regjistruar 294 raste të reja nga 1035 testime të kryera. Numri i vdekjeve ka pasur një rritje të konsiderueshme për 24-orë ku nga 5 që u shënuan ditën e djeshme ka kaluar në 17 sot. Për sa i përket rasteve të reja, mund të themi se kemi një rënie, ku janë shënuar 35 raste më pak se dje.

Njoftimi i plotë: 482 TË SHËRUAR DHE 294 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.035 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 294 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (87, 86, 71, 61 vjeç), Gjilan 3 raste (66, 66, 61 vjeç), Gjakovë 2 raste (72, 72 vjeç), Rahovec 2 rast (72, 71 vjeç), Istog 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (64 vjeç), Suharekë 1 rast (82 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 47.203 raste nga 165.583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.220 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 482 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.637 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.346.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 149 raste, Pejë 20 raste, Drenas 19 raste, Podujevë 17 raste, Gjakovë 16 raste, Lipjan 16 raste, Mitrovicë 15 raste, Ferizaj 11 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Obiliq 8 raste, Istog 6 raste, Klinë 5 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Vushtrri 5 raste, Gjilan 4 raste, Prizren 4 raste, Suharekë 4 raste, Deçan 3 raste, Dragash 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë dhe Skenderaj. Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME