Categories Lajme

Rritet paga minimale/ Ndryshojnë taksat për bizneset në 2021

Ky vit do të sjell disa ndryshime në pagën minimale dhe në bizneset e vogla. Të gjitha bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milion lekë nuk do të paguajnë tatim-fitim gjatë 2021. Ky vendim nis të aplikohet  që prej 1 janarit të vitit 2021 dhe do të zbatohet deri në vitin 2029.

Aktualisht bizneset me qarkullim vjetor nga 0 në 5 milionë lekë paguajnë zero tatimfitim, ndërsa bizneset nga 5 në 14 milionë lekë kanë tatim të thjeshtuar prej 5%. Një tjetër ndryshim është edhe  rritja e pragut të  TVSH-së  nga 2 milion në 10 milion. Por për eksperët një masë e tillë nuk është e duhura pasi do të ndikojë në të ardhurat  në buxhet.

“Këto janë ndryshime që e ndihmojnë administratën që të jetë më efiçente. Por nga ana tjetër rreziqet për mosrealizimin e të ardhurave do të jenë shumë të shtuara. Relaksinimi i andimistrimit tatimor, bashkë me përjashtime të mëdha fiskale, të gjitha këto rrisin pasigurinë”, shprehet Selami Xhepa.

Një tjetër ndryshim fiskal është rritja e pagës minimale e cila nga 26 mijë lekë bëhet 30 mijë lekë.Por sipas Azmi AStringës ky është një veprim që synon vetëm të mbledhë më shumë të ardhura në buxhet dhe I rëndon të vetëpunësuarëve. “Këta të vetëpunësuar që kanë qenë në vështirësi financiare, po u rritet barra nga rritja e pagës mininale”, thotë ai.

Po ashtu viti 2021 nis me një risi edhe për mënyrën e faturimit të bizneseve në vend. Transaksionet e para që do të realizohen në mënyrë elektronike do të jenë  faturat që do të lëshohen për Entet Shtetërore nga bizneset.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME