Categories Lajme

Rritet papunësia në Gjermani – Fabrikat nisin të shkarkojnë punëtorët. Ekonomia, përballë recesionit

Papunësia në Gjermani ka nisur të rritet, ndërkohë që aktiviteti i fabrikave vazhdon në rënie, duke rritur presionet për Qeverinë që të ndërhyjë me stimuj fiskal.  Numri i të papunëve u rrit me 6,000 në Tetor, krahasuar me projeksionet për një rritje me vetëm 3,000.

Norma e papunësisë qëndroi në 5%, në nivel rekord të ulët. Raporti vjen pas një sondazhi më herët gjatë muajit, që tregoi se manifaktura ndodhet në krizë dhe punësimi në industri ka rënë me normën më të shpejtë në 10 vite.

Ekonomia gjermane me shumë gjasa ka hyrë në recesion në tremujorin e tretë dhe qeverisë i është bërë thirrje nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Europiane për të rritur shpenzimet publike.

Si ekonomia më e madhe e Europës, vendi është përgjegjës për gjendjen ekonomike të të gjithë rajonit.   Manifaktura po pëson goditje nga lufta tregtare, pasiguria në lidhje me Brexit dhe sfidat e sektorit të makinave.

Ndërkohë që kërkesa e brendshme ka qëndruar e fortë deri më tani, ekzistojnë shqetësime se amullia do të përhapet edhe tek sektori i shërbimeve, pasi fabrikat po shkarkojnë punonjësit.

Administrata e kancelares Angela Merkel, ka këmbëngulur deri më tani se nuk ka urgjencë për të ndryshuar buxhetin e balancuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME