Categories Lajme

Rritet tregtia ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, por deficiti tregtar mbetet 100 mln euro

Tregtia ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë u rrit me ritme dyshifrore në 10 mujor, por deficiti tregtar mbeti i njëjtë si më 2020 pavarësisht se, eksportet shqiptare u rriten me ritme më të larta. Të dhënat e INSTAT tregojnë se, importet serbe në Shqipëri arritën një vlerë prej 20 miliardë lekësh (168 mln euro) me një rritje 16 për qind në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa eksportet Shqiptare në Serbi ishin 8 miliardë lekë (69 mln euro) duke u zgjeruar me 63 për qind në krahasim me 10 mujorin 2020. Megjithëse eksportet drejt Serbisë janë rritur me ritme të shpejta ato nuk shërbyen për të përmirësuar deficitin tregtar, i cili mbeti në të njëjtat shifra si edhe vitin e kaluar.

Shqipëria konsumoi në 10 mujor 12 miliardë lekë rreth 100 milionë euro më shumë mallra serbe sa eksportoi atje njësoj si më 2020. Eksportet shqiptare në Serbi dominohen nga grupi i “Mineraleve, lëndëve djegëse “, “Ushqimeve” dhe “Materialeve të Ndërtimit”, ndërsa eksportet serbe ne Shqipëri kryesohen nga energjia dhe produkte ushqimore të tilla si gruri dhe qumështi.

Prodhuesit vendas, sidomos nga industria e qumështit kanë rritur kërkesat për furnizim më lëndë të parë në Serbi për shkak të kostove më të ulëta. Qeveria serbe ka një sistem të fortë subvencioni në prodhimet bujqësore sidomos në sektorin e drithërave, çka e bën atë mjaft konkurruese në rajon. Volumet tregtare ndërmjet vendeve vijnë pas përmirësimit të marrëdhënieve politike ndërmjet vendeve dhe lehtësimit të transportit nëpërmjet ndërtimit të rrugës së Kombit.

Kryeministrat e dy vendeve, Rama dhe Vuçiç janë angazhuar fuqimisht për krijimin e një zonë të përbashkët tregtare nëpërmjet nismës “Ballkani i Hapur”. Kjo nismë e cila më parë u propozua si nisma e Berlinit synon një sistem tregtar të ngjashme si në BE që të lehtësojë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave. Mirëpo nisma nuk është mbështetur nga pjesa tjetër e vendeve, të cilat nuk ndjehen konkurruese ndaj Serbisë.

Shqipëria realizoi me vendet e rajonit, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut rreth 10% të volumit tregtar (importe + eksporte) në vitin 2020, sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga “Monitor” (të dhënat për Bosnjën nuk janë në tabelat e INSTAT).

Në krahasim me vitin 2016, kjo peshë është rritur me 2 pikë përqindje. Panorama me këto shtete është e ndryshme, teksa Kosova është partneri kryesor i eksporteve dhe shteti ku kemi bilancin më të madh pozitiv (+145 mln euro), ndërsa e kundërta, nga Serbia marrim më shumë importe dhe kemi deficitin më të madh tregtar (-134 mln euro). Me Maqedoninë e Veriut, Shqipëria ka një deficit të lehtë.

Në këtë situatë, një marrëveshje mirëkuptimi për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, në një kohë që Kosova nuk është e përfshirë, mund të krijojë një disavantazh për Shqipërinë, duke rrezikuar thellimin e deficitit tregtar, sidomos me Serbinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME