Categories Sport

FIFA vjen me risi, implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA ka sjellë një risi në futboll përsa i përket pozicionit jashtë loje. Organizata më e madhe e futbollit është duke futur një teknologji të re, e cila do të implementohet në Kupën e Arabisë.

Kjo teknologji do të jetë gjysmë automatike, e cila do të testohet për rastet e pozicionit jashtë loje. Shefi i Arbitrave, Pierluigji Kolina foli për këtë risi duke e konsideruar shumë të rëndësishme për të ardhmen e futbollit. “Teknologjia është shumë e rëndësishme për rastet e dyshimta gjatë lojës. Vendimi do të merret duke u bazuar nga pozicioni i lojtarit, por dhe nga përfshirja e tij në aksion”.

Por si do të funksionojë kjo teknologji?

Do të instalohen kamera në tarracën e çdo stadiumi. Të dhënat e marra nga videot do t’i dërgohen menjëherë dhomës së vëzhgimit. Vija e pozicionit jashtë loje do të llogaritet dhe rezultati do të jepet në kohë reale. Arbitri pastaj do të thërritet në VAR për të shqyrtuar rastet e dyshimta.

Kjo teknologji do të implementohet si fillim në Kupën e Arabisë 2021 dhe pritet të jetë një ndihmë e madhe në zbardhjen e rasteve deçisive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME