Categories Lajme

Rritja e cilësisë së Arsimit të Lartë/ Rama në Vlorë, konsultim me rektorët e universiteteve

Kryeministri Edi Rama vijoi sot konsultimin me rektorët e universiteteve në vend për rritjen e cilësisë së Arsimit të Lartë, në një takim në bibliotekën e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë.

Në fokus të takimit ku ishin të pranishëm edhe ministra të kabinetit qeveritar ishte  bashkërendimi i punëve për të arritur këtë qëllim madhor, zhvillimi i arsimit të lartë gjithëpërfshirës që plotëson standardet ndërkombëtare të cilësisë, integriteti akademik dhe transparenca si promotorë të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit.

Po ashtu, në takim u diskutua për lehtësimin e procedurave për programet e studimit që sjellin diploma të përbashkëta dhe diploma të dyfishta me universitetet e huaja dhe nxitjen e universiteteve tona që të bashkëpunojnë në të gjitha format me partnerët ndërkombëtare dhe ky bashkëpunim do të ketë mbështetjen maksimale të qeverisë shqiptare.

Gjatë takimit, u ra dakord që duhet të punohet më tepër për pjesëmarrjen më cilësore të universiteteve në projektet europiane, sidomos në Programin “Horizon” e të tjera të ngjashme.

Në të njëjtën kohë, Plani Ekonomik i Investimeve për Ballkanin Perëndimor nga Komisioni Europian, sjell shumë sfida mundësi edhe për arsimin e lartë në Shqipëri, ndaj angazhimi shumë i fortë i universiteteve në këtë kuadër është në domosdoshmëri për të mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit.ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME