Categories Lajme

Udhëtimi nga Shqipëria drejt BE, 9 shtetet që njohin pasaportën e vaksinimit

Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Belgjika, Holanda dhe Zvicra janë shtetet që kanë hequr pothuajse të gjitha kufizimet e pandemisë për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt tyre.

Sa i përket vendeve të Bashkimit Europian Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaron se nëse për të shkuar në Belgjikë dhe Zvicër mjaftojnë vetëm bileta, pasaporta dhe maska, për të udhëtuar drejt Holandës duhet te keni plotësuar dhe deklaratën e shëndetit.

Ndërkohë që të tjera vende vijojnë të mbajnë në fuqi dhe një prej kushteve; test negativ, vërtetim që keni kaluar Covid 19 deri në tetë muaj para ditës së udhëtimit apo pasaportë vaksinimi. Kjo e fundit ka dhe një kriter shtesë, emrin e vaksinës që keni kryer.

Drejt Francës, Gjermanisë dhe Danimarkës mund të udhëtoni me certifikatë vaksinimi nëse keni kryer dy doza të një prej vaksinave të njohura nga EMA. Austria sipas Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme do të lejojë personat e vaksinuar me Pfizer, AstraZeneca, Johnson and Johnson, Moderna dhe kinezen Sinopharm, por jo Sinovac-un që po përdoret në Shqipëri. Ndërsa Greqia, Turqia, Hungaria, Spanja, Bullgaria veç të tjerave njohin dhe këtë të fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME