Categories Lajme

Rritja e çmimeve/ Qeveria gati paketën e dytë financiare në mbështetje të qytetarëve

Në kushtet kur rritja e çmimeve vijon, Ministria e Financave parashikon ndryshime në buxhet me qëllim që të vijojë mbështetjen për shtresat në nevojë. Qeveria do të shtyje deri në fund të vitit efektin e paketës se rezistencës sociale të prezantuar së pari në muajin Mars.

Burime për News 24 bëjnë të ditur se edhe për 6 muajt e mbetur të vitit 2022 në “paketën e rezistencës 2″ fokusi do të jenë pensionistët dhe shtresat në nevojë. Në paketën e parë financiare që mbyllet këtë Qershor qeveria vendosi t’u japë pensionistëve dhe familjeve në nevojë nga 3 mijë lekë për 3 muaj. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se edhe për muajt e tjetër të vitit skenari është i njëjtë. Janë 434 mijë qytetarë që do të përfitojnë këtë ndihmë.

Paketa e parë që është aktualisht në fuqi realizoi indeksimin e pensioneve me 3.3 miliardë lekë, kompensim me 3 mijë lekë për pensionistë e familje në nevojë, mbështetje 1.5 miliardë lekë për fermerët, 500 milionë lekë që mos të rritej çmimi i transportit publik, fond 20 miliardë lekë për energjinë elektrike dhe ndryshim të taksës progresive e rritjes së pagës minimale.

Ende nuk dihet nëse me paketën e dytë do të mbështeten edhe kategori te tjera qytetarësh, por burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se të ardhurat shtesë vetëm nga rritja e çmimeve në buxhet përgjatë 5 muajve të parë të vitit janë 13 miliardë lekë, ndërkohë që deri më tani janë alokuar afro 6 mld lekë për paketën anti-krizë dhe 20 miliardë lekë janë vënë në dispozicion si garanci për kompensime të energjisë elektrike në mënyrë që të mos rritej çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë, fond i cili nuk është prekur ende pasi situata në kaskada ka qenë e mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME