Categories Lajme

Rritja e menjëhershme e euros, ekspertët shpjegojnë ‘bumin’ e papritur

Për herë të parë, monedha e përbashkët Europiane ka nisur forcimin në tregun e këmbimit valutor vendas. Një euro këmbehet me 123.78 lekë, duke arritur nivelin më të lartë përgjatë të këtij viti.

Ekspertët e ekonomisë thonë se janë disa faktorë që kanë forcuar euron, si nga tregu i jashtëm edhe ai i brendshëm. Profesori i ekonomisë, Ardian Civici sqaron se në tregun ndëkombëtar euro ka më shumë se një javë që po fiton pikë kundrejt dollarit, ndërsa në kursin e brendshëm, efekti i sezonit të verës ku kishte një kërkesë të rritur për lekun është duke mbaruar.

Por ekspertët evidentojnë se edhe transaksionet për blerjen e euros nga banka qëndrore dhe bankat e nivelit të dytë ka rritur kërkesën për të në treg. Megjithatë, profesori Civici shprehet se tendenca e tregut të këmbimit valutor nuk mund të parshikohet në të ardhmen.

“Në tregun e këmbimit valutor vendas edhe paundi britanik është duke u forcuar ndjeshëm, ndërsa dollari amerikan ka qëndruar në të njëjtat kuota rreth vlerës 111 lekë. Ekspertët bëjnë thirrje që qytetarët të mos pozicionohen në monedha të caktuara për sa kohë të ardhurat e tyre janë në lek, pasi në të ardhmen mund të pësojnë humbje”./klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME