Categories Lajme

Rritja e rasteve me Covid, mjeku Pilaca: Të vaksinohen edhe ata që e kanë kaluar

Ditët e fundit në vendin tonë kemi pasur rritje të rasteve me Covid si pasojë e futjes së variantit Delta në Shqipëri. Vaksina mbetet e vetmja alternativë që mund të na mbrojë nga rastet e rënda apo edhe vdekjet. Mjeku infeksionist i spitalit Hygeia, Arben Pilaca, thotë se edhe ata të cilët e kanë kaluar Covid, pavarësisht imunitetit natyral duhet të vaksinohen. Sipas tij, jemi ende larg imunitetit të tufës.

“Edhe për Covid thuhet që imuniteti natyror është i mjaftueshëm…Nëse na del një tip i ri, ne na duhet  një rikujtim i imunitetit që të rrisë numrin e ushtrisë së antikorpeve. Prandaj vaksina rekomandohet jo vetëm për të pakësuar zinxhirin e transmetimit, por në qoftë se je i vaksinuar do ta kesh formën klinike më të lehtë.”

Rastet me Covid 19, janë rritur ndjeshëm, kjo edhe për shkak të përhapjes me shpejtësi të variantit Delta. Prej kohësh tashmë vihet re që qytetarët i neglizhojnë masat e vendosura më herët për t’u mbrojtur nga Covid. Mjeku ka një apel për ta.

“Të vazhdojnë të ndjekin ato rregullat që janë vënë për higjienën personale, për distancimin social, për mënjanimin e grupimeve të panevojshme, sidomos në ambientet e brendshme.” Imuniteti i tufës është e vetmja mënyrë që mund ta normalizojë situatën pandemike. Sipas mjekut kjo do një kohë të gjatë të arrihet, për shkak të numrit të lartë të popullsisë dhe mungesës së kapaciteteve për tu vaksinuar brenda një periudhe të shkurtër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po përpiqej të shuante flakët që kishin përfshirë një ullishte, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër

Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, teksa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident tragjik

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Raiffeisen Bank, qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dogji mbeturinat, po flakët u përhapën, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Mallakastrës, pasi dyshohet se ndezi zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit…

LEXO ME SHUME