Categories Lajme

Rritje e mëtejshme e parametrave të sigurisë në hapësirën portuale të portit të Durrësit

Rritja e mëtejshme e parametrave të sigurisë në hapësirën portuale të Portit të Durrësit dhe ligjshmërisë, ishte kryefjala e takimit të dytë zhvilluar midis Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vengu dhe partnerëve ndërkombëtarë, pikërisht me përfaqësues të Ambasadës së franceze, asaj Spanjolle dhe të ICITAP (Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal). Kreu i APD-së, Vengu, i njohu të pranishmit me përditësimet mbi aktivitetet e ndërmarra lidhur me sigurinë në portin më të madh të vendit, si dhe në fushën e bashkëpunimit me të gjithë institucionet që operojnë në hapësirën portuale.

Punonjësit e strukturave të sigurisë portuale kanë bërë të njohur kushtet e sigurisë dhe projektet e afërta që do të zbatohen në hapësirën portuale. Ky takim ishte i dyti i zhvilluar në këtë nivel përfaqësie mes drejtuesve të Autoritetit Portual Durrës dhe partnerëve ndërkombëtarë. Në takim morën pjesë Erhadi Thomas, Atashe i Sigurisë së Brendshme pranë Ambasadës franceze, Alberto Herrera, Oficer Kontakti pranë Ambasadës spanjolle, Stefano Leccia, Komandant i Rojes Kufitare pranë Guardia di Finanza.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME