Categories Lajme

Rritje page, baraz me luftë korrupsionit BERZH: I njëjti efekt në uljen e emigrimit

Një vit më parë, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në raportin e tranzicionit thoshte se, dëshira e një shqiptari për të emigruar do të ulej ndjeshëm në rast të një rritje të pagës mesatare me 400 dollarë në muaj. Ndërkohë, këtë të Martë, në raportin e ri të sapo publikuar të tranzicionit 2019-2020, Berzh thotë se të njëjtin efekt do të kishte edhe krijimi i besimit në shoqëri se, qeveria është duke e luftuar korrupsionin.

Pra, sipas asaj që thotë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e tranzicionit, për një shqiptar dëshira për t`u larguar nga vendi do të largohej vetëm në rast të rritjes së pagës mujore me 400 dollarë, ose me besimin se qeveria e tij po e lufton korrupsionin. “Me fjalë të tjera, frustrimi nga qeverisja e dobët është shumë më shumë i lidhur me dëshirën për të emigruar në këto vende, se sa në vendet e tjera me nivel të ngjashëm zhvillimi”-thotë raporti mes reshtave.Sa i përket 6 shtyllave kryesore të tranzicionit, vendi ynë ka bërë progres në 3 prej tyre, krahasuar me një vit më parë, është përkeqësuar në dy prej tyre, dhe në një drejtim nuk ka asnjë ndryshim. Ai i qeverisjes së mirë ka bërë një progres të lehtë krahasuar me një vit më parë. Në këtë drejtim, vendi ynë renditet i katërti në rajon, pas Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, dhe mbi Kosovën e Bosnje Hercegovinën. E njëjta gjë vlen edhe për konkurrueshmërinë, në rritje të lehtë në krahasim me një vit më parë dhe të 4-tit në rajon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME