Categories Lajme

Shitjet e makinave në Europë/ Marrin vrull në Tetor, nxitur nga rimëkëmbja e Volkswagen!

Shitjet e makinave të reja në Europë treguan rritje me 8.6% në muajin Tetor, duke prekur nivelin më të lartë që prej vitit 2009,  nxitur nga kërkesa e fortë në Gjermani dhe Francë si dhe rimëkëmbja e kërkesës për Volkswagen, që pati rritje me 29%.

Regjistrimet e makinave të reja u rritën në 1.213 milionë në shtetet e Bashkimit Europian dhe Zonës së Lirë Tregtare (EFTA), sipas statistikave të publikuara nga Shoqata Europiane e Industrisë së Makinave (ACEA).

Në të njëjtën periudhë një vit më parë, regjistrimet kishin rënë ndjeshëm ndërkohë që kompanitë hasën vështirësi për të çertifikuar makinat e reja që të përputhen me Procedurat Botërore të Testimit të Automjeteve të Lehta (WLTP).

Volkswagen, që po përgatitet të nxjerrë në treg një version të ri të modelit Golf,  po ul inventarët e modelit të vjetër.

Kjo ka bërë që marka gjermane të tejkalojë francezen Renault, që tregoi rritje të shitjeve me 15.8% dhe Hyundai, me 13.4%.

Në nivel kombëtar, rritja e shitjeve në Gjermani me 12.7% dhe në Francë me 8.7%,  kompensuan për rënien e regjistrimeve në Britani me 6.7%.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME