Categories Lajme

Liroi nga burgu Lul Berishën, del para Vetingut gjyqtari Arben Vrioni! Ja dosjet e të nxehta që ka gjykuar

Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Arben Vrioni, do të dalë nesër para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për t’u njohur me rezultatet e hetimit ndaj tij, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale, ku përfshihet mënyra e gjykimit të dosjeve të caktuara nga gjyqtari. Trupa gjykuese që po shqyrton dosjen e gjyqtarit të Durrësit përbëhet nga Firdes Shuli, Alma Faskaj dhe Pamela Qirko, ndërsa verifikimi ka nisur që muajin nëntor të vitit 2018.

Gjyqtari Arben Vrioni ka kryesuar treshen e gjyqtarëve, të cilët liruan para afatit nga burgu ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, vendim i cili prodhoi polemika dhe reagime të forta, duke përfshirë edhe faktorin ndërkombëtar. Në 6 dhjetor të vitit 2016, trupi gjykues me në krye Arben Vrioni, si dhe me anëtarë Petrit Çeno dhe Anita Mici, vendosi të lironte me kusht nga burgu Lulzim Berishën, me arsyetimin se ka kryer 3/4 e dënimit me 25 vite burg si dhe për sjellje të mirë, në një kohë kur i kishin mbetet edhe 5 vite vuajtje dënimi.

Në atë kohë, reagoi ashpër ish-ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu i cili tha se “Lirimi i Lulzim Berishës është bërë për shkaqe të panjohura. Dua t’u them gjykatave të korruptuara se ky vendim është i papranueshëm. Duhet të indinjohemi”. Partia Demokratike akuzoi ish-kryebashkiakun socialist të Durrësit Vangjush Dako i cili sipas saj, “ka përdorur pushtetin dhe zyrën, që i kanë besuar qytetarët e Durrësit për të liruar nga burgu një kriminel që ka vrarë dhe ka terrorizuar qytetarët e Durrësit”. Por Dako u shpreh në atë kohë se “Ne i ofrojmë çdo të dënuari që dënohet me punë vullnetare në komunitet, i ofrojmë mundësi punësimi në ndërmarrjet tona, me punë vullnetare, që do të thotë ata punojnë pa shpërblim nga ana jonë, sepse kanë dënim nga gjykata”.

Prokuroria e Durrësit nisi hetimet për këtë rast. Disa ditë më vonë  drejtori i burgut të Durrësit Astrit Kotaj u arrestua pas akuzave të prokurorisë së atij qyteti për shpërdorim të detyrës shtetërore dhe falsifikim të dokumenteve pas lirimit me kusht të të dënuarit Lulzim Berisha. Mbetet për t’u parë nëse ky vendim është analizuar nga trupa gjykuese që po shqyrton dosjen e gjyqtarit të Durrësit. Por, ky nuk është vendimi i vetëm i gjyqtarit që ka prodhuar reagime. Në gusht të vitit 2018, Arben Vrioni, Anita Mici dhe një gjyqtar tjetër, liruan nga burgu vjehrrin e ish-kreut të Partisë Socialiste në Kavajë, Said Cikalleshi, i marrë i pandehur nga prokuroria e këtij qyteti për skandalin e tjetërsimit të pronave shtetërore në plazhin e Spillese. Kjo treshe gjykuese që ka liruar Cikalleshin, në dhjetor të 2016 liroi një eksponent të njohur të botës së krimit në Durrës me inicialet L. B.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME