Categories Lajme

Rritje të fluksit të pushuesve në bregdetin e Vlorës me nisjen e gushtit

Java e parë e gushtit ka shënuar rritje të fluksit të pushuesve në bregdetin e Vlorës. Eshtë fundjava e parë që pushuesit nga Kosova, Bjellorusia, Italia etj, kanë mbushur plazhet. Ata kanë lënë mënjanë situatën e krijuar nga pandemia e Covid-19 për të marrë rreze e për të pushuar per disa ditë në bregdetin e Vlorës, ku kanë gjetur cmime shume të lira akomodimi, që nisin nga 15 euro deri 20 euro nata për një familje.

Sezoni turistik që është në muajin e fundit të tij është me i vështiri i kaluar ndonjëherë nga operatorët turistikë, edhe pse cmimet i kanë ulur Hotelet nuk kanë punuar më shume se 30% të kapacitetit, ndërsa duke nisur nga baret, restorantet, njësitë e shërbimit e dyqanet me pakice në zonen bregdetare thonë se ky është sezoni ku duhet të përballen me mbijetesën e bizneseve ose falimentimin.

Edhe anijet turistike që bëjnë intenerarin Vlorë-Sazan- Karaburun kanë ulur cmimet e udhëtimit. Pushuesit nga Europa mungojnë tërësisht në plazh me përjashtim te pak hoteleve qe jane prentouar nga pushues prej Europes juglindore. Njësitë hotelierë në Vlorë në fillim të muajt gusht janë në kushtet e mbijetesës, ku gjatë fundjavave prenotimet në to kapin kuotën e 50% në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa gjatë ditëve të javës prenotimet janë në kuota minimale afro 20 % në krahasim me një vit më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME