Seanca e parë e sesionit të ri parlamentar ishte e qetë. Përvec gafës së radhës të deputetes Rudina Hajdari nuk pati ndonjë episod apo deklaratë të vecantë. Para se të futeshin në sallë deputetë e ministra shtrëngonin duart me njëri-tjetrin. Nuk mungonin as buzëqeshjet, makinat e shtrenjta apo veshjet firmato.
Natyrisht që kishte edhe fytyra të ngrysura si ministrja Etilda Gjonaj, e cila së fundi ishte protagoniste e skandalit me faturat e shtrenjta të hoteleve jashtë vendit. Shihni fotot që sjell LSA.









