Categories Lajme

“Rroga 7 mijë euro”, Salianji me të rinjtë e Korçës ironizon Ramën: Ta ngrejë dorën ai që e ka rrogën aq

Kandidati për deputet në qarkun e Korçës, Ervin Salianji, ka zhvilluar një takim me të rinjtë dhe votues për herë të parë në këtë qytet. Salianji kërkoi angazhimin e të rinjve për të mundësuar rotacionin politik. Duke e cilësuar zhgënjimin dhe humbjen e besimit te politika, një investim të Edi Ramës, Salianji ftoi të rinjtë që në këto zgjedhje të votojnë për veten.

“Me shumë prej jush takohem për herë të parë dhe shihem për herë të parë, disa i bashkohen për herë të parë partisë demokratike, me shumë të tjerë nuk ju njoh si grupim por ju njoh emër për emër. Kemi ndarë beteja bashkë, kemi ndarë sakrifica së bashku dhe gjithë secili prej jush është aseti më i rëndësishëm i Partisë Demokratike, jo vetëm në këto momente por do te jetë aseti më i rëndësishëm i Partisë Demokratike për të bërë diferencën mes një plaku dhe gjyshi trendi siç përpiqet të jetë Rama ngaqë mban mustaqe dhe të rinjve realë me mëndësi tjetër, me qasje tjetër dhe me një diferencë të dukshme me të. Këtë radhë është e qartë, që Shqipëria është më dobët, që Shqipëria është më keq për shkak se shumë të rinj si ju kanë vendosur për shkak të pamundësisë të dorëzohen dhe të largohen nga ky vend. Lokomotiva e një vendi, shtysa kryesore e një vendi, ashtu si edhe shtysa kryesore e fushatave elektorale janë të rinjtë”, tha Salianji.

Sipas ish-deputetit, fytyra e pushtetit të PD pas 25 prillit në qeverisje do të jenë të rinjtë që kanë bërë beteja dhe do të kontribuojnë në zgjedhje. “Shikoni pak cilësinë e të rinjve që janë në këtë aktivitet, shikoni pak kundërshtarët përballë se në çfarë derexheje kanë përfunduar. Nuk ka zgjidhur asnjë situatë me të rinjtë. Nëse janë  borxh, padiskutim që janë borxh edhe me prindrit tuaj por borxhin kryesor ja kanë të rinjve dhe të rejave në këtë vend. Ne do të jemi ndryshe! Dhe kur them do të jemi ndryshe jo vetëm në program por edhe në njerzit të cilët do të administrojnë. Ne do të japim bursa të plota studimi për çdo familje e cila ka të ardhura deri në 650 mijë lekë të vjetra në muaj, që të ketë mundësi që gjithsecili të shkollohet, ashtu si edhe ju, si shumë prej jush, që unë e kam nisur po njësoj”, theksoi ish-deputeti.

Salianji ironizoi deklaratat e kryeministrit për pagat 7 mijë euro të të rinjve. “Del edhe guxon edhe tallet Rama, thotë këtu marrin të rinjtë nga 3000 euro, nga 5000 euro, nga 7000 euro. Ka ndonjë njeri këtu që merr nga 700 mijë lek pale…ta ngrejë dorën kush është. Jo vetëm që spo ngrini dorën por po ulni kokën. Nuk është turp për ju kjo, është turp për këta që e kanë lënë në këtë situatë e në këtë derexhe. Po nesër pushtetin e Partisë Demokratike, ju premtoj dhe ju jap garanci të plotë që do të jeni ju fytyra e parë e pushtetit të Partisë Demokratike nesër”, deklaroi Salianji.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME