Categories Lajme

Rruga Delvinë-Kardhiq, Rama publikon videon nga punimet në tunelin e Skarficës

Pjesa më e madhe e rrugës së re Delvinë-Kardhiq ka përfunduar, ku punimet tashmë janë fokusuar edhe tek pjesa më e vështirë e projektit ajo e ndërtimit të tunelit të Skarficës. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga punimet në tunelin Skarficës, ku ai tashmë është hapur dhe se po vijohet puna për ndërtimin e tij me standardet perëndimore.

“Mirëmëngjes  dhe me punën që vijon në tunelin Skarficës përgjatë rrugës së re Delvinë – Kardhiq, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Tuneli i Skarficës po ndërtohet në Qafën e Skarficës dhe është segmenti me kushtet më të vështira si nga ana ndërtimore dhe nga kushtet gjeologjike të të gjithë aksit të ri rrugor Delvinë-Kardhiq. Tuneli pritet të hapet në shtator -tetor të 2021 duke realizuar një lidhje më të shpejtë mes Sarandës e Gjirokastrës, që parashihet t’i japë një hov të ri turizmit, ekonomisë, punësimit.

Projekti për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë u nda në 7 lote, ku loti i 1,2 dhe 3 kanë përfunduar dhe janë drejt përfundimit lotet 4, 5, 6. Loti 7 është edhe pika e ndërtimit të tunelit të Skarficës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME