Categories Lajme

Rruga Kardhiq-Delvinë, gati vitin që vjen

Rruga Kardhiq-Delvinë do të jetë gati vitin që vjen. Fondet buxhetore për përfundimin e kësaj vepre mjaft të rëndësishme, jo vetëm për të shkurtuar distancën për qytetarët, por mbi të gjitha për turistët, dhe për potencialin që ka ajo zonë janë tërësisht të alokuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Ndërkohë, puna aty është duke vijuar me ritme të larta dhe rruga do të ketë përfunduar brenda vitit që vjen.

Rruga Kardhiq–Delvinë, një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës ka një gjatësi prej 16 km. Ajo është cilësuar një nga akset me prioritare që shkurton me 3 orë kohë nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit

Për t’i dhënë një hov më të madh turizmit në Sarandë qeveria planifikon të ndërtojë edhe një aeroporti turistik.

Dy ministritë e linjës, ajo e Financave dhe Transporteve janë duke punuar për të bërë gati dhe për të lançuar dokumentacionin për aeroportin e Sarandës.

Po ashtu ka nisur puna për ndërtimin e portit të Jahteve në Sarandë, që është konceptuar si një port elitar.

Potenciali i Sarandës nuk është vetëm Saranda, por e gjithë zona, edhe ajo rurale, për shkak të kushteve klimaterike për prodhimin e produkteve bujqësore.

Zona e Xarrës njihet për prodhimin e mandarinës, pasi veçse furnizon tregun vendas edhe eksporton sasi të mëdha.

Edhe investimet e kryera nga qeveria për sistemin e ujitjes dhe kullimit do ta ndihmojnë për t’u zhvilluar më tej këtë zonë. Ndërkohë qeveria planifikon investime në rritje për përmirësimin e furnizimit me energjia por edhe në infrastrukturë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Akuzohet se vrau gruan, prokuroria italiane kërkon burgim të përjetshëm për shqiptarin

Selami Bodi, vrau në tetor të 2023 bashkëshorten e tij Etleva Bodi. Ngjarja e rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME