Categories Lajme

Rruga që është kthyer në ‘pistë garash’ dhe si e humbi jetën 17 vjeçari shqiptar

Elbasan, mund të quhet autostrada e vdekjes. Gazetari Andi Qosja raporton se çdo fundjavë të rinj nga kryeqyteti kryejnë gara me automjetet e tyre sportive pranë mbikalimit të Saukut. Por kjo gjë ka rezultuar fatale për 17-vjeçarin Kristian Vasili.I riu ishte pasagjer në automjetin sportiv, Mercedez-Benz AMG 6.3., i cili humbi jetën rrugës për në spital.

v

Në drejtim të mjetit sportiv ishte një 18-vjeçari me inicialet F.F. Adoleshenti u arrestua, pasi u përplas me makinë tjetër sportive tip Porche e parkuar në autostradë.Shenjat e frenave vijojnë të jenë të dukshme. Automjeti u shpërbë pothuasje plotësisht dhe pjesët e tij flutuaruan rreth 100 metra larg. Ekspertët e policisë rrugore u rikthyen edhe njëherë në vendngjarje.

Shpejtësia tej normave e lëvizjes dyshohet se ishte shkaku i humbjes së kontrollit të mjetit super të shpejtë nga drejtuesi 18-vjeçari. Pranë vendit të ngjarjes u gjetën shishe me birrë, teksa dyshohet se drejtuesi mund të ketë qenë në gjendje të dehur. Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, Alban Dervishaj që ishte në ulësen e pasme të Benzit, dhe Rei Oka. Ky i fundit ishte duke qendruar në një tjetër automjet sprotiv në shoqëri të disa miqve të tij.Dervishaj ndohet në reanimacion në gjendje të rëndë, kurse Oka ka dëmtime të lehta. Gjatë  24 orëve u shënuan 4 viktima nga aksidentet rrugore.  Tre 17-vjecar kanë humbur jetën në Tiranë dhe një në Gjirokastër.

Ky trend shqetësues vijon nga mujat Shtator-Tetor, ku në 60 ditë u shënuan më shumë se 40 aksidentet me vdekje, shifra këto disa herë më të lartë krahasuar me vendet e Bashkimit Europian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME