Categories Lajme

Rrugorja bën “kërdinë”, mbi 5 mijë gjoba për 3 ditë, 53 të arrestuar

Policia rrugore ka bërë “kërdinë” me gjoba gjatë ditëve të fundit. Në 72 orë janë vendosur 5,391 gjoba për drejtuesit e mjeteve për shkelje të ndryshme ku shumë drejtues kanë kaluar mbi 50-80 km/h nga shpejtësia e lejuar. Gjithashtu u janë pezulluar 234 leje drejtimi si dhe janë shoqëruar në polici 53 persona.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 65 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 25 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe 28 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë vendosur 1362 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 54 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë; Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim që destinacioni të jetë i sigurt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME