Categories Lajme

RTV Ora siguron pamjet/Si u nxorr trupi i njërit prej të rinjve që ranë nga skela

RTV Ora siguron pamje nga operacioni i nxjerrjes së trupit të pajetë të njërit prej dy punëtorëve të cilët humbën jetën pasditen e djeshme nga rrëzimi i skelës. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 15:00 të 16 gushtit, në pallatin nr 2 të rrugës “Faik Konica” në Tiranë.

Punëtorët po kryenin punime në fasadën e jashtme të pallatit 13 katësh. Do të bëhej veshja e tij me sistemin termoizolues (kapot). Puna ishte marrë përsipër nga firma “Xhimi” me administrator e Drejtues teknik punimesh, shtetasin Xhimi Tanushi, (i arrestuar) . Po në këtë pallat, firma skela “Syla” me administrator Petrit Syla (në kërkim) dhe Drejtues Teknik të punimeve e montimit të skeles Inxhinierin  Ilir Bendo, ka montuar skelën metalike për punimet në fasadë.

Në pamjet e siguruara nga RTV Ora  duket fillimisht një koleg që përpiqet të largojë hekurat e skelës të cilët kanë zënë poshtë punëtorin. Më pas vijnë forcat zjarrfikëse të cilët largojnë hekurat dhe dërrasat dhe nxjerrin trupin e pajetë.

“Policia dhe zjarrfikësit po punojnë për t’i nxjerrë pasi janë poshtë skelës së rrëzuar. Njërin e nxorri policia tani të pakjetë, po punohet dhe për nxjerrjen e tjetri. Dyshohet të ketë ndërruar jetë” raportonin dje gazetarët rreth orës 15:53 minuta.

Dy punëtorët Ergys Brahimaj 31 vjeç dhe Orjan Kodra 36 vjeç humbën jetën ndërsa u plagosën Genti Bardhi 29 vjeç, Altin Marku 36 vjeç dhe Euglidios Lika 34 vjeç.

Kush u arrestua dhe kush eshte ne kerkim

Ne lidhje me ngjarjen sot u njoftua arrestimi i Xhimi Tanushi 41 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i punimeve në firmën “Xhimi”, njëkohësisht administrator i kësaj firme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë”

Arrestohet Ilir Bendo 44 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i sigurisë së punimeve në firmën skela “Syla”, në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë”

Në kërkim u shpall Petrit Syla me detyrë administrator i firmës skela “Syla”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME