Categories Lajme

“Ruanda ose në atdhe”/ Shqiptarët nuk kërkojnë më azil në Britani, shkojnë me gomone, kthehen me çarter

Shqiptarët vijojnë të zgjedhin largimin me gomone për në Angli por nëse kapen refuzojnë të kërkojnë azil pasi druhen se do të dërgohen “pako postare” në Ruanda.

11 shqiptarë janë riatdhesuar me çarter në Shqipëri javën e kaluar.

Emigrantët kishin mbërritën në Angli nga Franca veriore në fillim të këtij muaji. Ata u dërguan në një ish-bazë ajrore RAF në Manston, Kent, e cila po përdoret për të grumbulluar emigrantët që hyjnë në Angli me gomone.

Pasi refuzuan të kërkonin azil, autoritetet i nisën menjëherë për në Shqipëri.

Të 11-të shqiptarët u dërguan në aeroportin Stansted, ku hipën në një fluturim me çarter për në Tiranë, thanë burimet.

Media britanike e konsideron një përparim të madh në trajtimin e emigrantëve që vijnë me gomone këtë marrëveshje pasi shtatë javë më parë ish-sekretarja e Brendshme Priti Patel propozoi një marrëveshje me homologun e saj shqiptar për një skemë të ‘largimit të shpejtë’.

Edhe pse ky projekt ende nuk është ratifikuar përfundimisht, besohet se ripërtëritja e bashkëpunimit me qeverinë e Tiranës luajti një rol në largimin e 11 shqiptarëve.

Por përqindja e aplikimit për azil mendohet se ka rënë, nisur nga skema e qeverisë për të dërguar azilkërkuesit në Ruandë, raporton gazeta britanike Daily Mail.

Kur Patel publikoi skemën në gusht, burimet treguan se në disa raste shqiptarët mund të ktheheshin mbrapsht ‘brenda disa orësh’.

Oficerët e lartë të policisë nga Shqiperia erdhën në Britani për të vlerësuar se si mund të punonin së bashku me zyrtarët e emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar.

Zonja Patel tha në momentin e njoftimit:

 “Është e turpshme dhe absurde që kaq shumë shtetas shqiptarë po hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla kur vendi i tyre, Shqipëria, është një vend i sigurt”.

Home Office ka nisur gjithashtu një fushatë për të penguar shqiptarët që udhëtojnë ilegalisht në Britani.

Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha:

“Ne i bëjmë thirrje kujtdo që po mendon të largohet nga një vend i sigurt dhe të rrezikojë jetën e tyre në duart e kontrabandistëve të njerëzve, të rishqyrtojnë urgjentisht. Pavarësisht gënjeshtrave që janë shitur, ata nuk do të lejohen të fillojnë një jetë të re këtu.”

Sipas DailyMail, mësohet se 60 përqind e emigrantëve që futen nga Franca veriore janë shqiptarë.

Që nga fillimi i vitit, rreth 37.000 emigrantë kanë hyrë në mënyrë ilegale në Britaninë e Madhe, ku 10.000 prej tyre mendohet të jenë shqiptarë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME