Categories Lajme

Ruçi priti anëtarët e Këshillit Koordinues: Diaspora kontribut për zhvillimin e vendit

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ “Diaspora është një pjesë e rëndësishme e kombit shqiptar dhe një faktor dhe burim emancipimi. Ne kemi një vizion të ri për bashkëpunimin me Diasporën, i cili niset nga parimi me Diasporën dhe jo thjesht për Diasporën”, theksoi Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, gjatë takimit me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës. Kryeparlamentari Ruçi i falënderoi anëtarët e Këshillit për përgjegjësinë e madhe që që kanë marrë përsipër për të kontribuar në këtë strukturë të rëndësishme të bashkëpunimit të shtetit e të qeverisë shqiptare me Diasporën dhe e konsideroi këtë kontribut një mision fisnik dhe kombëtar.

“Në momente kritike për kombin shqiptar dhe vendet tona, ashtu siç jemi bashkë ne që jetojmë në shtetet e rajonit, ashtu bëheni bashkë edhe ju. Kam parasysh kontributin e Diasporës në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Kam gjithashtu parasysh kontributin tuaj në ndihmën ndaj Shqipërisë për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit, për të cilin diskutuat edhe në mbledhjen tuaj”, – tha Ruçi Ai u shpreh se “Kuvendi dhe Qeveria po zbatojnë një politikë të re për Diasporën, e cila synon të nxisë kontributin e Diasporës si një faktor për zhvillimin e vendit, por edhe si një përfituese prej këtyre zhvillimeve si edhe lehtësirave fiskale, financiare dhe investuese që po zbatohen në ekonominë tonë”.

“Në Kuvend kemi miratuar një paketë të re ligjesh, e cila mbështet bashkëpunimin e shtetit me Diasporën, kemi ngritur një nënkomision të posaçëm parlamentar për Diasporën, si edhe Ministrin e Shtetit për Diasporën dhe disa agjenci që mbështesin këtë bashkëpunim. Ne kemi besim se roli kontributi i Diasporës në zhvillimin ekonomik, shoqëror e teknologjik dhe aksesi në burimet e vendit do të vijë duke u rritur. Ne po punojmë që Diasporës t’i krijohen korsi preferenciale për të investuar dhe ngritur ose transferuar sipërmarrjet në Shqipëri. Në axhendën e reformës zgjedhore është edhe çështja e të drejtës së votës së emigrantëve dhe krijimi i mundësive për të marrë pjesë në proceset elektorale në Shqipëri duke votuar në vendet pritëse”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME