Categories Lajme

Të rikthyerit nga emigracioni, 100 punësime në 13 bashki

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Vështirësitë e riintegrimit të të kthyerve shqiptarë nga emigracioni po sfidohen përmes mbështetjes së tyre në trajtime të ndryshme në 13 bashki të vendit, me qëllim nxitjen dhe punësimin e tyre. “Unë sapo jam kthyer nga emigracioni. Nuk më eci atje, por tani që u ktheva dua ta provoj edhe një herë në Shqipëri. Kam menduar të hap një dyqan me lule natyrale afër shtëpisë, që të punësohet edhe xhaxhai me gruan. Kështu edhe ata, edhe familja ime do kenë një mundësi për të punuar,” – shprehet Gentjan Marku, një ndër 20 pjesëmarrësit e trajnimit CEFE që po zhvillohet këto 3 ditë me banorët e Kamzës.

Me anë të kësaj metodologjie, të rikthyerit nga emigracioni, në 13 bashki të vendit ku po zbatohet projekti “RE-IN-VEST”, do të kenë mundësi të marrin njohuri rreth të gjitha hapave që duhet të ndjekin për të zhvilluar idetë e tyre të biznesit. Organizata ndërkombëtare e cila operon në drejtim të të drejtave të fëmijëve “World Vision” përmes këtij projekti të financuar nga Qeveria Gjermane dhe implementuar nga GIZ Albania, synon që deri të punësojë 100 të rikthyer dhe 100 të tjerë të vetë-punësohen duke zhvilluar bizneset e tyre. z.tosku/ /a.g/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME