Categories Lajme

Rudina Hajdari provon ”shitësen” në treg, Fiori Dardha: Kjo ishte fyerje

Deputetja Rudina Hajdari, ka qënë sot në tregun e Prrenjasit, ku edhe ka provuar punën si ”shitëse”. Eksperiencën e saj, në një prej zonave të qarkut ku do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit e ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale. ”Puna e ndershme është virtyti që na duhet ta rikthejmë në piedestal. Shërbeva sot si shitëse në tregun e Prrenjasit e pata fatin që të bisedoj me qindra tregëtarë e qytetarë. Shqipëria duhet t’i rikthehet njerëve të ndershëm e punëtaor, duhet t’i rikthehet vlerave. Shteti duhet të ndalojë së mbështeturi krimin e organizuar dhe korrupsionin, e t’i rikthehet qytetarëve. Do ta bëjmë së bashku”,-shkruan ajo.

Postimi i bërë nga Hajdari ka marrë vëmendjen e moderatores Fiori Dardha, e cila në një reagim të gjatë në facebook, ka bërë me dije se edhe nëna e saj e ndjerë, kishte bërë të njëjtën punë, duke renditur një më një të gjithë sfidat me të cilat përballet një tregtar. Postimi i plotë nga Fiori Dardha Jo Rudina, jo! Ti nuk u shërbeve qytetarëve sot, ti thjesht realizove shfaqen tënde (amatore) të rradhës. Provo një herë të zgjohesh që pa gdhirë mirë në dimër e në verë dhe të shkosh tek pikat e shumicës. Provo të blesh mallin, ta transportosh me ndonjë dum-dum ose triçikël deri tek tregu. Pastaj fillo të seleksionosh, të pastrosh dhe të sistemosh frutat dhe perimet në vendin e duhur. Deri atëherë, me siguri do të jetë zbardhur tamam dhe blerësit e parë do të jenë shfaqur tek tezga jote. Ti do t’i presësh me buzëqeshje, gjatë gjithë kohës do t’i ftosh me zë të lartë që të afrohen tek vendi ku ti shet për të parë produktet që ofron, madje do ua servirësh edhe me çmim të mirë.

Pastaj nga dreka do përpiqesh të gjesh pak kohë që nën tezgë dhe gati-gati fshehurazi të konsumosh vaktin e drekës që ke marrë me vete, ndërkohë që vazhdon t’u shërbesh blerësve. Do të të duhet edhe t’u kërkosh tregtarëve ngjitur (që dashje padashje i ke edhe konkurentë), të të shohin mallin për disa minuta, ndërkohë që ti turravrap do i drejtohesh lokalit më të afërt ku do të blesh një shishe ujë, që të kesh mundësi t’i shfrytëzosh tualetin. Rreth ores 15.00 në verë, nuk do mbushesh dot me frymë nga vapa dhe hija që ke sajuar me ndonjë çadër, nuk do të të ndihmojë t’u shpëtosh rrezeve përvëluese të diellit.

Në dimër do strukesh në stolin (që e merr çdo ditë me vete) dhe do përpiqesh të ngrohesh me frymën tënde me shpresën se ndonjë blerës do vijë dhe do të t’i blejë kilogramët e fundit të frutave dhe perimeve, të cilat janë edhe fitimi i ditës dhe kur kilogramët e fundit do të arrish t’i shesësh me një çmim më të ulët se sa i ke blerë tek tregtari i shumicës, do të ndihesh e lehtësuar, se të paktën arrite të sigurosh disa të ardhura edhe sot! Tashmë do ketë rënë muzgu dhe ti, e sfilitur, do të pastrosh vendin ku ke punuar gjithë ditën, do të ngarkosh në karrocën tënde (që për ty është dyqani yt), stolin, bidonat që ke përdorur për te pastruar frutat e perimet, peshoren dhe me hap të ngadaltë do të nisesh drejt banesës tënde duke përdorur energjitë e fundit për shtyrë karrocën (dyqanin tënd lëvizës). Provo të kalosh një ditë të tillë, Rudina! Vetëm një ditë! Më pas, do të shohim nëse do të të shkojë më mendja të “luash shitësesh”.

Me siguri, “mjeshtrat” e PiArit që ta kanë dhënë këtë ide, të kanë mbushur mendjen se “performanca” jote do krijonte impakt tek qytetarët, por të siguroj që ishte gjëja më irrituese që mund të shihja sot! … dhe këtë ta them si bija e një nëne që i rriti dhe i edukoi fëmijët e saj me këtë punë. Mamaja ime nuk tentoi ndonjëherë të merrej me politikë, ndonëse ishte e shkolluar. Ajo bëri zgjedhjen e saj dhe vendosi t’i rrisë me këtë mënyrë të ndershme fëmijët e saj. Ti sot guxove të luaje me sakrificën, djersën dhe mundin e saj, duke e “shitur” punën e mamasë sime dhe qindra tregtarëve si diçka argëtuese! Ky nuk është vlerësim! Është fyerje! Provo të punosh vetëm një ditë si shitëse fruta-perimesh në treg, Rudina! Vetëm një ditë. Nëse pas një ditë (si ajo që unë kam përshkruar më lart), të shkon mendja të postosh foto të tilla plot gëzim në facebook, unë do të ta jap votën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME