Categories Lajme

Rudina nuk e njeh shkarkimin, kryetari që i zuri vendin sqaron çfarë ndodhi në mbledhje

Kreu i zgjedhur i grupit parlamentar demokrat Korab Lita ka dalë sot para mediave bashkë me katër deputetë të tjerë të grupit, Alban Zeneli, Fatjona Dhimitri, Halil Jakimi dhe Arben Elezi për të sqaruar çfarë po ndodh në këtë grupim opozitar parlamentar. Lita tha se zonjës Rudina Hajdari që e drejtonte këtë grup i është kërkuar dorëheqja dhe ajo e ka dhënë verbalisht në mbledhje. Sipas tij, Lita është zgjedhur nga grupi dhe për këtë ka shkresa e firma.

“Është diskutuar për funksionimin e grupit parlamentar ku pasi janë bërë prezentë nga të gjithë anëtarët e grupit të gjitha problematikat e hapura deri tani, i është kërkuar zonjës Hajdari të tërhiqet nga drejtimi i grupit dhe të vazhdojë me detyrat e tjera mjaft të rëndësishme që ka në mbështetje të grupit. Pas bërjes prezent të shpërdorimit të besimit tonë prej 6 muajsh si në aspektin organizativ, politik dhe deri në atë ligjor, zonja Hajdari në mënyrë verbale deklaroi dorëheqjen e saj në mënyrë verbale përballë grupit. Pas këtij momenti grupi kaloi në procesin zgjedhor të zgjedhjes së kryetarit të tij. Për këtë arsye u propozuan tre kandidatura z.Alban Zeneli, z.Halit Valteri dhe Korab Lita. Z.Alban Zeneli u tërhoq nga gara dhe në garë ngelën dy kandidatura. Halit Valteri dhe Korab Lita. Zoti Valteri kërkoi kohë për të takuar kolegët me qëllim lobimin për vota nga kolegët për këtë detyrë. Me unanimitet grupi vendosi që t’i jepet kohë zoti Valteri deri ditën e nesërme datë 11 tetor 2019. Në këtë mbledhje pasi kishte bërë lobim dhe nuk gjeti mbështetje nga kolegët për këtë detyrë, zoti Valteri deklaroi se tërhiqet dhe më mbështet mua në këtë garë. Për këtë u votua në mënyrë të hapur dhe u përpilua procesverbali i mbledhjes dhe u vendos nga të gjithë të pranishmit në mbledhje, në mënyrë unanime. Pas këtij momenti në respekt të rregullores së Kuvendit, neni 16, pika 2 është bërë procedura për të njoftuar kryetarin e Kuvendit për ndryshimet e bëra. Kjo procedurë është firmosur nga 7 anëtarët e grupit, përfshirë edhe zotin Valteri, procedurë e cila u dërgua në protokollin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Kjo është e gjitha ajo çka ka ndodhur, në respekt të informimit të opinionit publik”, deklaroi Lita.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rrëshqitjet e dherave bllokojnë plotësisht aksin Gramsh-Kukur

Rrëshqitjet e dherave bllokojnë aksin Gramsh-Kukur, kamioni rrezikon të bjerë në humnerë Reshjet e shumta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kontrolle blic në burgjet e Lushnjes dhe Elbasanit, zbulohen PS4, USB dhe pajisje elektronike

Mëngjesin e kësaj të diele janë zhvilluar kontrolle të befasishme në IEVP Lushnjë dhe IEVP…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas Nikoll Radaçit një tjetër shofer me shpejtësi dhe i dehur në timon, momenti kur përplas patrullën e policisë në zonën e ish-kënetës

Një 44-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit ditën e djeshme, pasi rezultoi i dehur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz

Një argjendari në zonën e Kamzës është bërë objekt i një grabitjeje me armë këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shira dhe erë e fortë në Elbasan, izolohen 9 fshatra pas shembjes së urës

Reshjet e shiut kanë përfshirë rreth mesditës qarkun e Elbasanit, kryesisht me intensitet të ulët,…

LEXO ME SHUME