Ftesa për t’iu bashkuar forumit ekonomit të Euro-Azisë i është dërguar edhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ftesa është dërguar nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov. Chizhov shprehet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të gjejnë mirëkuptim më shpejt brenda EEU sesa në Bashkimin Europian.
“Jam i sigurtë që vendet të cilat janë kandidate për anëtarësim në BE dhe së fundmi janë refuzuar nga Brukseli mund të gjejnë më shumë mirëkuptim tek Bashkimi Ekonomik Euroazian”, theksoi diplomati rus, raporton balkaneu.com.
Ftesa e Rusisë për vendet e Ballkanit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik vjen vetëm disa ditë pas përgjigjes negative për mosmarrjen e një date për nisjen bisedimeve për negociatat. Bjellorusia është vendi i vetëm evropian që po merr pjesë në EEU.