Categories Politike

Rusia refuzon propozimin për “zonë të sigurtë ndërkombëtare” në Siri

Rusia nuk e sheh si të nevojshëm krijimin e një zone të sigurt nën kontroll ndërkombëtar në veri të Sirisë, tha zëvendësministri i Jashtëm rus Sergey Vershinin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për agjencinë ruse të lajmeve RIA Novosti, Vershinin tha se vendi i tij është kundër propozimit të Gjermanisë për zonën e sigurt ndërkombëtare.

“Mendojmë se marrëveshja e arritur në Soçi është zgjidhje për problemin në verilindje të Sirisë”, tha Vershinin, duke iu referuar marrëveshjes së arritur dje midis Turqisë dhe Rusisë pas takimit në qytetin bregdetar rus Soçi ndërmjet liderëve të dy vendeve, Recep Tayyip Erdoğan dhe Vladimir Putin.

“Nuk e shohim të nevojshëm krijimin e zonës nën kontroll ndërkombëtar këtu”, shtoi zëvendësshefi i diplomacisë ruse.

Ndryshe, ministrja gjermane e Mbrojtjes më herët propozoi formimin e një “zone të sigurt nën kontroll ndërkombëtar” në veri të Sirisë.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Më 17 tetor, Turqia dhe SHBA arritën një marrëveshje për të pauzuar operacionin antiterrorist në mënyrë që të mundësohet tërheqja e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e planifikuar e sigurt.

Dje, presidenti turk Erdoğan dhe homologu i tij rus Putin zhvilluan një takim në qytetin bregdetar rus Soçi vetëm disa orë para përfundimit të pauzimit të operacionit turk, ku Ankaraja dhe Moska arritën një marrëveshje sipas të cilës, brenda 150 orëve terroristët e YPG/PKK-së do të tërhiqen 30 kilometra në jug nga kufiri i Turqisë me Sirinë.

Marrëveshja po ashtu parashikon patrullime të përbashkëta të forcave të sigurisë nga Turqia dhe Rusia në rajon./AA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Kryeministri Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’

Ndërsa politikanë të majtë e të djathtë janë mbledhur në seancë plenare, kryeministri Edi Rama…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Nga janari, paga minimale do të jetë 500 euro. Rroga mesatare e përgjithshme është 840 euro!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament tha se duke nisur nga janari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

“Negocioi kredinë 100 mln euro prapa shpinës së ortakut”, avokati i “2A Group” flet për konfliktin me Pacollin për Aeroportin e Vlorës

Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group” që është bashkëaksionere në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Berisha mbushi sot 81 vjeç, kreu i PD: Mirënjohje mbështetësve të betejave të mia, ma bëjnë vjeshtën stinën kurorë të jetës time

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me anë të një…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se…

LEXO ME SHUME