Categories Lajme

‘Sa ditëlindje kanë njerëzit?’/ Ja çfarë mund të përmbajë formulari i ‘Testit të idiotit’ për shoferët problematikë

Pak ditë më parë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, duke ju referuar statistikave të aksidenteve rrugore që kanë marrë shumë jetë njerëzish, u shpreh se tashmë drejtuesit e automjeteve duhet të kalojnë edhe “testin e idiotit”.

Lleshaj propozoi se ka ardhur koha për të implementuar dhe testin e “idiotit”, që do të aplikohet nëse thyeni rregullat e qarkullimit rrugor, i cili mund të pezullojë edhe lejedrejtimin e shoferëve.

“Vetëm për një javë janë hequr 371 leje drejtimi dhe ende kemi një lloj sjelljeje në rrugë të papranueshme. Bie në sy një sjellje agresive në rrugë. Kemi ende përdorues rruge që nuk e meritojnë lejen e drejtimit që kanë.

Ka ardhur koha të mendojmë për teste psikologjike për drejtuesit e mjetit që verifikojnë stabilitetin psikologjik të tyre. Në Gjermani quhet testi i “idiotit”,- u shpreh Lleshaj.

“Testi i idiotit” aplikohet në Gjermani dhe në disa vende të tjera të Bashkimit Europian. Ai përmban 50 pyetje të thjeshta që tregojnë nivelin psikologjik të drejtuesit të automjetit. Nëse ky test nuk kalohet prej tyre, hiqet leja e drejtimit.

Testi mund të përmbajëpyetje të këtij lloji:

Sa ditëlindje kanë njerëzit?

Disa muaj kanë 31 ditë, të tjerët 30. Sa muaj kanë 28 ditë?

Nëse shkoni në shtrat në 8 të mëngjesit ora juaj e alarmit është e vendosur për t’iu zgjuar në orën 9 të mëngjesit tuaj, sa kohë keni fjetur?/faxweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME