Categories Lajme

Sa do të rriten pagat për mjekët, infermierët dhe mësuesit

Qeveria ka miratuar projketbuxhetin e vitit 2021 duke parashikuar të shpenzojë 587.6 miliard lekë, ndërkohë që të ardhurat janë planifikuar të jenë 479 miliard lekë me një defiçit buxhetor prej 6.5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Treguesit e deficitit buxhetor janë më të lartat e viteve të fundit dhe sipas qeverisë janë ndikuar nga pandemia si edhe goditja që mori ekonomia e vendit prej tërmetit të 26 nëntorit.

Rritja e pagave Qeveria ka planifikuar 8 miliardë lekë për fondin e rritjes së pagave për vitin e ardhshëm ku fokusi duket se do të jetë sektori i shëndetësisë.Mësohet se është parashikuar një rritje pagash mesatarisht  me 40% për mjekët dhe infermierët, ndërsa rritja mesatare për mësuesit do të jetë 15%. Qeveria ka planifikuar të shpenzojë 4.5 miliard lekë për rritjen e pagave të mjekëve dhe 3.5 miliard lekë shtesë për pagat e mësuesve.

Shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike janë planifikuar në masën 91.87 miliard lekë ose 5.5% e PBB. Pronarët dhe të përndjekurit Ndërkohë, qeveria ka parashikuar një fond prej 3 miliard lekësh për kompensimin e pronarëve si edhe 1 miliard lekë për të përndjekurit politik. Në projektbuxhet është pasqyruar edhe një fond prej 22.2 miliard lekësh për ndihmën ekonomike dhe 800 milion lekë për pagesën e papunësisë. Gjithashtu, 2.2 miliard lekë janë parashikuar për bonusin e lindjes.

Investimet Investimet Publike për vitin 2021 janë planifikuar në masën 7.2% e PBB ose 120.6 miliardë lekë (duke përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimit në shumën 27 miliardë lekë).Në planifikimin e investimeve për vitin 2021 janë mbajtur në konsideratë të gjitha detyrimet kontraktuale për projektet e investimeve me financim të huaj dhe të brendshëm. Ashtu, si edhe në vitin 2020, dhe në vitin 2021 do të ketë përparësi financimi i projekteve në vazhdim.

Karburanti për fermerët Gjithashtu, si politikë e re për vitin 2021 është miratuar dhe një fond prej 1 miliardë lekësh në formën e skemës së mbështetjes së fermerëve përmes përjashtimit të karburantit për prodhim bujqësor nga akciza, taksa e qarkullimit dhe taksa e karbonit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME