Categories Lajme

DETAJE/ Autorët që i bënë at entat të riut në Vlorë, me kapele dhe maska Covidi. Çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

Detaje të reja mësohen në lidhje me ate ntatin që i është bërë mbrëmjen e djeshme 27-vjeçarit Marjo Ferraj në Vlorë, nga i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa u lënduar.

I riu është qëll uar sapo ka dalë nga shtëpia, ndërsa e gjithë skena është regjistruar nga kamerat e sigurisë së vendosura në murin e banesës së tij. Nga filmimet e kamerave duket një makinë me dy persona që i afrohen të riut dhe e godasin. Drejt Ferrajt ka qëlluar pasagjeri. Ky i fundit ka parë që autorët kanë qenë me kapele dhe maska covidi, ndërsa plu mbat kanë prekur një makinë. Burime zyrtare nga Policia e Vlorës bënë me dije mbrëmjen e djeshme se në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi Mario Ferraj, 27 vjeç, banues në Vlorë. I riu ka kallëzuar se në lagjen “Partizani”, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qël luar me pi stoletë në drejtim të tij por pa i shkaktuar dëmtime atij dhe as kalimtarëve të rastit. Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Janë ngritur pika kontrolli, po këqyren kamerat dhe vijon krehja e zonës. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME