Categories Lajme

Sa gëzhoja u gjetën në banesën e Marsidës? Deklarata e avokatit shton dyshimet mbi dinamikën e ngjarjes

Avokati mbrojtës i Bledar Toçit thotë se viktima Dritan Haxholli ka qëlluar dy herë me armë policin e burgjeve, duke shtuar kështu misterin mbi dinamikën e ngjarjes së rëndë që tronditi Kavajën në orët e para të mëngjesit të 10 Tetorit.Duke folur për gazetarët në ambientet e Spitalit të Durrësit ku Bledar Toçit iu komunikua masa e sigurisë arrest në burg për vrasjen e Dritan Haxhollit, avokati u shpreh se kishin kërkuar që të jepej masa arrest në shtëpi për shkak edhe të gjendjes shëndetësore.“Është qëlluar dy herë me armë. Është qëlluar dy herë nga një person i cili ka kryer disa vepra penale, shumë i rrezikshëm, me automatik në dorë. Janë të dhënat në dosje. Masa e kërkuar nga prokurori nuk përputhet me atë që parashikon vetë ligji. Po t’i referohemi ligjit, vetë ligji thotë rrezikshmëri e veçantë njëherazi, edhe e veprës edhe e autorit. Dhe autori në mënyrë absolute ka një personalitet shumë të mirë, përkundrazi ka qenë punonjës i sigurisë së burgjeve. Kështu që nuk përputhet ajo që kërkon prokurori. Për këto arsye ne kërkuam arrest në shtëpi dhe për shkak të gjendje shëndetësore”, deklaroi avokati mbrojtës i Bledar Toçit.

Por nga hetimet e grupit hetimor ditën e ngjarjes, rezulton se polici i burgjeve ka marrë një plagë plumbi në pjesën e qafës. Nga burime policore mësohet se në banesën e Marsida Qatjas, aty ku ndodhi edhe përplasja me armë, hetuesit gjetën 1 gëzhojë kallashnikovi të përdorur nga viktima Dritan Haxholli dhe 17 gëzhoja pistolete, që është arma e shërbimit të policit të burgjeve Bledar Toçi. Dy variantet për këtë detaj po shtojnë akoma më shumë dyshimet se çfarë ndodhi brenda banesës në lagjen Nr.2 të Kavajës.Viktima Dritan Haxholli, i cili më parë ka pasur lidhje intime me Marsida Qatjan, shkoi në banesën e kësaj të fundit i armatosur me kallashnikov. Sipas burimeve nga grupi hetimor, mendohet që Haxholli kishte dyshime se Marsida kishte krijuar lidhje me Bledar Toçin dhe këtë të fundit do ta gjente në banesën e 31-vjeçares. Ai hyri në apartament nga dera kryesore dhe aty u përball me policin e burgjeve, Bledar Toçin, me të cilin kishte njohje të mëparshme.Haxholli qëlloi në drejtim të tij duke e plagosur me një plumb kallashnikovi Bledar Toçin, kurse ky i fundit reagoi duke e qëlluar me pistoletën e shërbimit. Dy plumba i morën jetën Dritan Haxhollit. Shefi i sigurisë së brendshme të burgut të Durrësit ka thënë se e qëlloi Dritanin për vetëmbrojtje. Edhe Marsida Qatja, e cila dyshohet se është shkaku për krimin e pasionit, ka deklaruar se Bledar Toçi, të cilin thotë se e ka mik, duhet të ngrihet në detyrë për shkak të veprimit të tij heroik. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME