Categories Showbiz

“Sa më kanë dhembur ato lekë, nuk di si të them, isha e trishtuar”, situata e trishtë, si u përball me jetën në SHBA që ditën e parë

Këngëtarja e njohur, Ermira Babaliu prej 23 vitesh jeton në Amerikë së bashku me familjen e saj, por muzika dhe serenatat janë ato që e shoqërojnë çdo ditë. Por jeta në Amerikë nuk ka qenë aspak e thjeshtë. Problemet filluan për të dhe familjen sapo zbritën në aeroport.

Ermira Babaliu: Dy- tre vitet e para shumë e vështirë, ne që ditën që shkuam filluam të përballeshim me çudinë më të madhe, të atyre që do na prisnin, na çuan në hotel. Pra ne, e kemi filluar Amerikën që nga hoteli, nuk e morëm vesh kurrë, që pse ata që do na prisnin na lanë në aeroport.

Rudina Magjistari: Ishin shqiptarë, ata që do ju prisnin?

Ermira Babaliu: Ishin shqiptarë!

Rudina Magjistari: Dhe nuk dolën në aeroport në momentin kur ju ndaluat, zbritët aty?

Ermira Babaliu: Nuk dolën në aeroport. Pastaj dërguan dikë që na çoi në hotel dhe që aty e kemi filluar jetën. Dhe unë që atëhere i kam premtuar vetes, që kushdo që do të vijë dhe do të ketë mundësi dhe kontakt me mua do ta ndihmoj në mënyrë fare vullnetare. E kam bërë këtë, dhe e bëj me aq pasion këtë gjë. Një pjesë çuditen pse unë e bëj këtë gjë dhe kjo është arsyeja që të gjithë ta dinë, arsyeja është që kush vjen aty dhe kërkon një lloj ndihme, kërkon sidomos që ta drejtosh ku të shkojë, kërkon informacion sepse informacioni është fuqi, pra është aq e vogël, ajo lloj ndihme dhe pastaj secili sipas aftësive do ta gjejë veten. Por në fillim është shumë e domosdoshme, edhe nga një vend i Shqipërisë në një vend tjetër të shkosh, do ta dish se ku ta pish kafen, sot është edhe interneti sigurisht, por në atë kohë nuk e harroj. Dhe nuk ma ndërron askush mendjen, që kushdo që të vijë dhe do të ketë nevojë, do ta ndihmoj pa asnjë lloj kushti.

Rudina Magjistari: Pra domethënë, keni mbërritur në SHBA, keni zbritur në aeroport në Detroit dhe aty keni qenë vetëm ju të tre, ti, bashkëshorti dhe vajza. S’ju ka pritur askush, keni vajtur në hotel dhe prej atje ka filluar e gjitha.

Ermira Babaliu: Dhe prej atje, pastaj vramë mendjen se kë do të njihnim. Na mori dikush pas disa ditësh, ne atje kemi harxhuar, le të themi 500 Dollarë.

Rudina Magjistari: Kursimet që kishit marrë me vete?

Ermira Babaliu: Kursimin që kishim marrë shumë pak. Sa më kanë dhembur ato lekë, nuk di si të them. Por më shumë isha e trishtuar, pse u premtuam dhe nuk na ndihmuan. Dhe pastaj dikush na mori, na gjeti një apartament dhe prej aty filluam. Kemi luftuar dhe ja kemi dalë dhe kemi një jetë modesisht të siguruar ./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Jozi u përjashtua nga “Big Brother VIP 4”, Loredana dhe Valbona shpërthejnë në lot

Loredana dhe Valbona kanë shpërthyer në lot pasi Jozi u përjashtua nga shtëpia e “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Incidenti/ U rrëzua teksa ishte duke kënduar natën e Vitit të Ri, Manjola Nallbani: Shmanga fëmijën, kam thyer këmbën

Këngëtarja Manjolla Nallbani, ka reaguar pas incidentit që pësoi gjatë performancës së saj në natën…

LEXO ME SHUME