Categories Covid-19

‘Sa më kushtoi Covid-19?’: Rrëfimi i një qytetari shqiptar, mbi kostot e infektimit

Një person, identiteti i të cilit është vendosur të lihet anonim, ka folur për emisionin “Me pak fjale”, në Euronews, për kostot financiare të përballimit të Covid-19. Personi shprehet se nga familja e tij me katër anëtarë, ai nuk është infektuar, por tre anëtarët e tjerë të familjes, po.

“Dy nga personat ishin në moshë të re dhe e kaluan dy-javëshin e sëmundjes në shtëpi dhe në tre javë, ishin rikuperuar totalisht. Personit të tretë, i cili ishte dhe në moshë më të madhe, iu desh të shtrohej në spital për dy javë, me një fazë rikuperimi totale katër-javore”, ka thënë ai për “Me pak fjalë”.

Të tre njerëzit u sëmurën në të njëjtën kohë brenda një muaji, me diferencë prej pak ditësh nga njëri-tjetri.

“Faza e parë e sëmundjes është e vështirë për të gjithë, sepse sëmuret i pari dhe ekziston frika për të tjerët. Në të njëjtën kohë është dhe ankthi se si do shkojë rrjedha e sëmundjes. Është një ngarkesë e madhe psikologjike, emocionale.

Personi i painfektuar, i cili po jep edhe dëshminë, tha se sapo vuri re simptomat, mori disa suplemente/vitamina në sasi të shtuar. Kostoja e vitaminave ishte 12 mijë lek.

Masat e tjera përfshinin rritje të kujdesit ndaj higjienës dhe izolimin. Përsa i përket të ardhurave ekonomike, familja e infektuar thotë se i përket një shtrese të mesme me të ardhura mesatare.

“Dy personat e infektuar, më të rinj në moshë, patën një kurë që nuk përfshinte antiviralin. Kostoja e mjekimeve për të dy ishte përafërsisht 90 mijë lek.”

Ndërkohë, personi i tretë, që ishte në gjendje më të rëndë, i duhej edhe një antiviral, trajtim i cili kushtonte 700 euro.

“Antiviralin e morëm privatisht. Pa antiviralin, kostoja shkon diku te 35 mijë lek për person, pa përfshirë vitaminat e mia.”

Mbeten ende kostot për ushqimet e shëndetshme dhe lëngjet. “Je i detyruar që ushqimi të të vijë në shtëpi me pagesë.”

Në kosto shtohen edhe ekzaminimet nga sëmundjet: 2 skanerët, nga 15 mijë lek për person, grafitë nga 20 mijë lek secili dhe analizat e trashësisë së gjakut, për 40 mijë lek secili.

“Së bashku me tamponin në spital privat, 100 euro secili, vetëm ekzaminimet e Covid-it na shkuan rreth 60 mijë lek. Pas dy muajve nga kalimi i sëmundjes nevojiten përsëri procedura, për t’u siguruar që do të jemi mirë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME