Categories Lajme

Sa mund të zbatohet premtimi i Bashës për rritjen e pagës minimale?

Partia Demokratike ka paraqitur pardje një paketë premtimesh të fushës ekonomike, që do të realizoheshin në rast se ajo merr pushtetin. Kreu i PD Lulzim Basha deklaroi se një qeveri e drejtuar prej tij do të rriste brenda 6 muajsh në 300 euro pagën minimale të punonjësve, ndërkohë që në harkun e 4 viteve, ajo do të kalonte në 400 euro. E konvertuar në monedhën e vendit, kjo do të thotë që paga minimale, e cila aktualisht është 26.000 lekë, do të kalonte shumë shpejt në 36.600 lekë në muaj dhe më pas do të ishte 48.800 lekë. Shifra këto, që janë më të larta edhe se paga mesatare e disa vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Paga minimale gjatë viteve ka njohur vazhdimisht rritje. Kështu, në vitin 2000 ajo ka qenë në nivelin e vetëm 7.000 lekëve në muaj dhe më pas ka ndryshuar me rritje minimale: 7.580 lekë më 2001, 9.400 lekë më 2002, 10.060 lekë më 2003, 10.080 lekë më 2004 dhe 11.800 në vitin 2005. Në vitin 2006, kur ishte PD në pushtet, paga minimale ishte 14.000 lekë, pa ndryshime për dy vjet. Nga viti 2008 deri në 2013-ën është rritur me nga 1.000 lekë në vit, duke arritur në 22.000 lekë. PS në qeveri ka bërë dy rritje të radhës, duke e çuar atë në 24.000 dhe 26.000, që është aktualisht.

Rritja që premton Basha është në masën 40 për qind menjëherë. Kjo mund të justifikohet me premtimin tjetër, se tatimi mbi fitimin e ndërmarrjeve do të ulej po 40%, që, sipas kreut të PD, do të kalonte nga 15%, në 9%. Por premtimi final i tij e bën rritjen e pagës minimale në masën 87%. Basha nuk sqaron më tej se si do ta përballojnë subjektet një rritje të tillë të kostos.

Ndërkohë që shifra të tilla synojnë të kenë efekt mbi një masë të gjerë punonjësish që marrin pagat më të ulta, ato janë, ndërkohë, që lajm jo i mirë për ato ndërmarrje, që punojnë me punëtorë të pakualifikuar, të cilat janë kryesisht të industrisë së fasoneve. Dhe kjo vjen në një kohë kur ato po përballen me një situatë kritike, që u është krijuar me zhvlerësimin e euros ndaj lekut 2-3 vitet e fundit, për çka Basha nuk ka sjellë asnjë premtim se do të marrë masa. Sektori i fasonerisë është më i madhi në vend për sa u përket punësimeve, me mbi 70 mijë të punësuar, sipas shoqatës të prodhuesve vendas të veshjeve dhe këpucëve. Nga llogaritjet që kjo shoqatë ka bërë, humbja vjetore nga kursi i këmbimit është mbi 45 milionë euro. Por rritja e kostos, si pasojë e rritjes së pagës minimale, në përmasa të tilla, do të ishte një goditje e rëndë ndaj fuqisë së tyre konkurruese dhe investuese. Basha thotë se për këtë premtim ka marrë parasysh kërkesat e njerës prej sindikatave. Por nuk është konsultuar me palën tjetër të interesuar: atë të biznesit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dokumenti/ Gjurma e parë e eksportit të mbetjeve të rrezikshme të metalurgjikut që në vitin 2018

Inside Story ne Top Channel ka siguruar një tjetër dokument ku bëhet me dije se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë/ “Unë ose do të ul hundën ty ose do të ikësh”, drejtori kërcënon vartësen. Mësuesja: Më ngacmoi seksualisht

Emisioni Fiks Fare ka transmetuar mbrëmjen e sotme rastin e Margarita Taraj, mësuese e klasës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 65-vjeçari në Kurbin

Policia njofton se rreth orës 07:30, në fshatin Shullaz, shtetasi N. J., rreth 65 vjeç,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia/ I mori jetën burrit duke e goditur me sëpatë, Elvira Tahiraj pranon krimin: E vrava unë!

Saranda u trondit ditën e djeshme nga krimi në familje, ku 49-vjeçarja Elvira Tahiraj vrau…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rimbursimi për profesionet e lira, Tatimet: Afat deri më 27 Dhjetor për deklarimin e llogarive

Tatimpaguesit e profesioneve të lira që nuk kanë deklaruar ende llogaritë bankare kanë afat deri…

LEXO ME SHUME