Categories Lajme

Sa prej jush përdorin trëndafilin e egër? Arsyet e shumta se pse duhet ta bëni pjesë tuajën!

Trëndafili i egër është përdorur për shekuj me radhë në mjekësinë tradicionale dhe popullore për vetitë anti-inflamatore dhe lehtësuese të dhimbjeve Disa nga përfitimet e tij më të njohura:

Sistemi imunitar -Krahasuar me frutat dhe perimet, trëndafili i egër ofron një nga nivelet më të larta të vitaminës C. Kjo vitaminë, së bashku me përbërësit e tjerë në çajin e trëndafilit, ndihmon në forcimin dhe mbrojtjen e sistemit imunitar.

Shëndeti i zemrës -Konsumimi i trëndafilit të egër mund të përmirësojë shëndetin e zemrës duke ulur kolesterolin dhe presionin e gjakut.

Diabeti – Studimet te brejtësit thonë se ekstrakti i trëndafilit të egër ka efekt anti-diabetik, por nuk është konfirmuar ende te njerëzit.

Dhĩmbjĕt e artritit – Osteoartriti është një nga llojet më të zakonshëm të artritit, që prek përkatësisht afro 10% dhe 13% të burrave dhe grave mbi moshën 60 vjeç. Studimet thonë se trëndafili i egër mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave.

Pesha – Trëndafili i egër mund të ndihmojë në humbjen e yndyrës. Nevojiten studime më të hollësishme, por hulumtimet te kafshët e kanë treguar këtë përfitim.

Përfitimet anti-rrudhë – Farat e trëndafilit janë të pasura me yndyra shumë të pangopura, të cilat mbështesin një membranë të shëndetshme të lëkurës dhe mbrojnë lëkurën nga përbërjet inflamatore, siç janë rrezet ultraviolet, tymi i cigareve dhe ndotja. Vitamina C mbron barrierën e lëkurës, nxit sintezën e kolagjenit dhe qarkullimin e gjakut.
Trëndafili i egër mund të blihet/përgatitet si çaj ose të merret në farmaci si suplement.

Efektet anësore – Trëndafili i egër është konsideruar gjerësisht i sigurt. Sidoqoftë, aktualisht nuk dihet nëse është i sigurt gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies. Ndonëse mungojnë kërkimet për efektet anësore të konsumit së sasive të mëdha të trëndafilave, konsumimi i dozave të larta të vitaminës C mund të shkaktojë të përziera, shqetësime në stomak, kapsllëk dhe urth.

Për shkak të vitaminës C, marrja e tepërt e trëndafilit mund të dëmtojë ata me gurë në veshka, anemi të qelizave drapër dhe hemokromatozë – një çrregullim i hekurit. Konsultohuni me mjekun për dozën e sigurt për ju.

Përgatitja e çajit – Për një person nevojiten 5-8 kokrra trëndafili (të njoma ose të thata). Ato shtypen dhe vendosen në një enë me ujë dhe lihen të ziejnë për 10-15 minuta. Lëngu kullohet dhe konsumohet me ose pa ëmbëltues.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME