Categories Lajme

“S’a vullnet që të gjuajë me dinamit peshkaqenët”, Rama kritika SPAK për hetimin ndaj Dvoranit: Për një denoncim të atij që gjithë Shqipëria mezi pret ta shohë para SPAK. Kënga e re në tryezën e negociatave…

Kryeministri Edi Rama ka artikuluar kritika ndaj SPAK për hetimin ndaj Ardian Dvoranit i denoncuar nga Presidenti Ilir Meta.

“SPAK në mënyrë të rrufeshme a thua se ishte i koordinuar si sahat zviceran me atë zotërinë që për pak ditë më në fund do të largohet nga zyra e presidentit. Çështje në hetim, gjë të cilën, pastaj procesi gjyqësor e çmontoi dhe e shfry si një flluskë sapuni. Por nëse ky sahat zviceran do të ishte i pakonkurrueshëm, sa gjykatës dhe prokurorë të nxjerrë kashtë nga vettingu për pasuri marramendëse do të ishin sot më burg. Sepse u bë kohë që peshkaqenët e mëdhenj vettingu i ka flakur jashtë. Ku janë sot? Ata janë në punë e tyre. Nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë. BE ia ka lënë Shqipërisë me shkrim për të vazhduar procesin dhe në momentin që do të ulet në tryezë gjëja e parë është se sa gjykatës dhe prokurorë janë marrë në hetim. Zero.

Kampioni i anti-korrupsionit me vulë dhe me firmë të DASH është futur në hetim nga SPAK. Për çfarë? Për një denoncim të kujt? Të atij që jo unë, por gjithë Shqipëria mezi pret ta shohë para SPAK-ut. Unë e kam udhëhequr ketë proces, pa bërë asnjëherë asnjë diskutim të asnjë neni. Juristët tanë kanë pasur rezerva, unë nuk mendova që mjafton të behet kjo dhe gjithçka do të ishte mirë.

Jam gjithmonë edhe më i paduruar përballë faktit që ata që e nxin totalisht Shqipërinë, e bën një vend ku pandëshkueshmërisë janë të paprekur. Me një lehtësi të hatashme SPAK shkon dhe bën sahatin zviceran me Ardian Dvoranin. Ai sot e gjithë jetën jeton në një apartament të para viteve 90. Ndërkohë që ata që i ka vilat e rreshtuara, këta janë të gjithë duke pritur finalet e Champions Leagues”, tha kryeministri.

Më pas ai u ndal tek ish-kryeministri Sali Berisha dhe theksoi se çështja e non-gratës së madhe nuk është një çështje e Amerikës, është e Shqipërisë, nuk është një hall i DASH, është një hall i popullit shqiptar dhe sfida është një sfidë që ia bëjnë drejtësisë, sensit të së drejtës në këtë vend.

“Për të mos folur për këtë non gratën e madhe që e kemi në mes të sheshit bashkë me shpurën e tij që na thotë se nuk ulemi të negociojmë për presidentin”

“Këtu është siç thoshte një plakë rome që e doja shumë kur isha i vogël, të kesh dy, një ta mbash e një ta çash, se një nuk mjafton. Çështja e non-gratës së madhe nuk është një çështje e Amerikës, është e Shqipërisë, nuk është një hall i DASH, është një hall i popullit shqiptar dhe sfida në fakt, në thelb, nuk është një sfidë që non-grata e madhe me ata të verbrit që ndjekin pas ia bëjnë Amerikës.

Është një sfidë që ia bëjnë drejtësisë, sensit të së drejtës në këtë vend dhe sado të mundohemi ne, sado hetime denoncime, gjykime, dënime të jepen në këtë vend për këdo qoftë, nëse në këtë vend non-grata e madhe, ai i dyti atje që është i pari në fakt me të cilin SPAK-u funksionon si sahat zviceran për të kap Ardian Dvoranin, gjykatësit dhe prokurorët që e bënë baltë e gjak të pafajshëm sistemin e drejtësisë në 30 vjet, ky nuk është problem i SHBA-ve miqtë e mi. Është një problem i madh i Shqipërisë së të nesërmes. Sapo të ulem në tryezën e negociatave, kjo do të jetë kënga e re që do të fillojë.

Është tallje e madhe që SPAK-u deri tani përdor vetëm një lloj grepi dhe vetëm për një lloj peshku dhe pa e pasur problem fare të gjuajë cironka me dinamit. Po nuk ka as parangall as vullnet që të gjuajë me dinamit peshkaqenët që i bëjnë leksione Amerikës dhe Europës dhe zgjohen e ngrysen duke nxjerrë llum nga goja.

Durimi ynë po soset, i imi po e po, por edhe i juaji, SPAK dhe ata që janë të interesuar që të bëjnë drejtësi në këtë vend, duhet të kujtohen që ne nuk e kemi humbur gojën, e kemi vënë në vend dhe fakti që nuk kemi folur, por i kemi mbështetur për çdo veprim, dhe kur u bë veprimi i turpshëm i arkës së peshkut, shtrënguam dhëmbët, thirrja ime, që nuk është një thirrje partiake, por e asaj që ka udhëhequr reformën në drejtësi,: zonja dhe zotërinj të SPAK zgjohuni dhe dilini në mbrojtje Shqipërisë se Shqipëria është e turpëruar para një ‘Non Grata që i bën karshillik një bote.

Këtë turp ta mbaj SPAK, në deklaratën e DASH e ka të qartë të bëjnë detyrën e tyre në atë përfundim dhe kjo nuk është për Amerikën, revolta ime dhe e jona nuk është se po na ofendohet Amerika apo se po fyhet Amerika, jo fare, është se po delegjitimohet SPAK dhe sistemi i drejtësisë që kanë ngatërruar detyrat e drejtësisë penale me përgjegjësi administrative, që kanë ngatërruar nevojën për drejtësi me shkeljen e lirive dhe të drejtave të njerëzve”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himara bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, 3 ditë me mbi 15 aktivitete argëtuese

Qyteti bregdetar i Himarës bëhet gati për çeljen zyrtare të sezonit veror. Mbi 15 aktivitete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi e rëndë: Nëna vetëvritet pak orë pasi bashkëshorti i vrau foshnjën 4-muajshe

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur opinionin publik në Huntsville, Shtetet e Bashkuara, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Ka hyrë sërish në fuqi këtë të premte marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes…

LEXO ME SHUME