Categories Lajme

Sa xhami do ndërtohen përballë Kishës së Laçit për 500 shtëpitë dhuratë nga Presidenti Erdogan?

Turqia është shtet që reagoi në kohë rekord për të ndihmuar Shqipërinë, pas tërmetit të 26 nëntorit. Ekipe inxhinierësh për verifikimin e banesave, ndihma të rëndësishme për përballimin e krizës humanitare dhe qindra ekspertë që kanë ardhur këto ditë për të ndihmuar popullin shqiptar. Ndihma e Turqisë nuk është kufizuar vetëm në dhënien e ndihmës në ditët e para, por është ndër shtetet e pakta që ka dhënë folur konkretisht dhe për procesin e rindërtimit. Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, dy ditë pas tragjedisë premtoi ndërtimin e 500 apartamenteve për banorët e prekur nga tërmeti. Është ndihma më bujare që një shtet i huaj ka dhënë për Shqipërinë, në këto ditë të vështira dhe për këtë duhet falënderuar. Duke vepruar shumë më shpejt se vendet e BE, të cilat po mendohen pak si gjatë për situatën në Shqipëri, Rexhep Taip Erdogan mobilizoi dje donatorët e Konferencës Islamik dhe Bankës së Zhvillimit Islam.

Dhe duhet falenderuar, realisht, Presidenti Erdogan, pasi është njeri i fjalës dhe i veprimit. Nuk po flasim për demokracinë e fjalës në Turqi, pasi nuk është vendi.

Në Stamboll, Erdogan ftoi kryeministrin Edi Rama për të marrë pjesë në “Konferencën e Nivelit të Lartë për Investime Publike dhe Private të Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI)”. Aktiviteti kishte në qendër diskutimet për investimet e Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) dhe Bankës së Zhvillimit Islam. Shqipëria për të herë parë merrte pjesë në këto takime me delegacion qeveritar, të kryesuar nga një kryeministër. Temën kryesore të këtij forumi të rëndësishëm për botën islame e zuri Shqipëria dhe fjalimi i Erdogan që kërkoi investime në Shqipëri për rindërtim. Ndërkohë ekipet e Turqisë kanë nisur bashkë me qeverinë shqiptare studimin se ku do të ndërtohen godinat e reja dhuratë. Një nga zonat ku Ministria e Kulturës shqiptare po punon me miqtë turq është ajo e Laçit, e cila është dëmtuar nga tërmeti.

Ndihma e bujare e Turqisë për Shqipërinë ka nxitur disa shqetësime që nuk lidhen direkt me tërmetin. Pjesë e ndihmës është dhe ndërtimi i disa xhamive në zonat ku do të ngrihen objektet dhuratë nga qeveria turke. Duket si debat i panevojshëm dhe për një pjesë cilësohet “luks” ky diskutim, por zgjedhja e zonës së Laçit për të ndërtuar xhami duket si një investim gabuar. Afër zonës apo rrethinave Laçit, Lezhës , Kishës së Laçit etj, një objekt i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore dhe identitetit kulturor shqiptar, ndërtimi i disa apo qoftë edhe 1 xhami në vitin 2019 bashkë me disa pallate zgjidhë krizën e ndërtimit, por krijon probleme të tjera.

Përballë Kishës së Shna Ndoit në Laç a ka mundësi një mëndje djallëzore të ketë projektuar xhami të mëdha e moderne?!

Meqë këto ditë media po akuzohet për “Fake News” do të donim që dhe ky të ishte një “fake neës”, por ambasadori i Turqisë në Shqipëri nuk e ka mohuar ndërtimin e objekteve kulturore si pjesë e ndihmës turke. Po ashtu dhe prania e Edi Ramës në Konferencën Islamike është tjetër dëshmi e një donacioneve me orientim fetar. E megjithatë duhet pranuar se kryeministri po luan të gjitha kartat për të strehuar njerëzit.

Por duhet sqaruar publiku, sidomos i zonës së Laçit, një zonë katolike e mirëfilltë nëse 500 shtëpitë turke do jenë edhe me xhami në mes.M.Xh./kohajone

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME