Categories Lajme

Sa zgjasin antitrupat dhe pas sa kohësh mund të ri-ínfektohemi sërish, del studimi

Njerëzit që kanë qenë të infektuar me COVID-19 nuk kanë shumë gjasa të infektohen përsëri për të paktën gjashtë muaj pas infektimit të tyre të parë, sugjeron një studim britanik i punonjësve të kujdesit shëndetësore në vijën e parë të frontit. Gjetjet duhet të ofrojnë një siguri për më shumë se 51 milionë njerëz në të gjithë botën që kanë qenë të infektuar me sëmundjen e COVID-19, thanë studiuesit në Universitetin e Oksfordit, raporton Reuters.

“Ky është vërtet një lajm i mirë, sepse mund të jemi të sigurt që njerëzit e infektuar me coronavirus, nuk do të preken përsëri në një periudhë afatshkurtër”, tha David Eyre, një profesor në Departamentin e Shëndetit të Popullsisë në Oxford, Nuffield, i cili bashkë-drejtoi studimin.

Ndryshe, rastet e ri-infektimit me COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2, kishin ngritur shqetësimet se imuniteti mund të jetë jetëshkurtër dhe se pacientët mund të sëmuren shpejt pas një kohe të shkurtër. Mirëpo, rezultatet e studimit në fjalë, të kryer nga një grup i punonjësve të kujdesit shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar – të cilët janë ndër më të rrezikuarit nga sëmundja – sugjerojnë se rastet e ri-infektimit kanë gjasa të jenë jashtëzakonisht të rralla.

“Të qenit i infektuar me COVID-19 ofron mbrojtje ndaj ri-infeksionit për shumicën e njerëzve për të paktën gjashtë muaj”, tha Eyre. “Ne nuk gjetëm infeksione të reja simptomatike në asnjë nga pjesëmarrësit që kishin rezultuar pozitivë me antitrupa”, shtoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME