Categories Lajme

Saimir Kodra tregon si u “kap” pedagogu i Elbasanit

Një ditë pas video skandalit të transmetuar në “Stop”, ku pedagogu i Universitetit të Elbasanit, Denis Himçi shfaqej duke kërkuar favore seksuale nga një studente e tij në këmbim të ndihmës për të marrë provimet, drejtuesi i emisionit investigativ Saimir Kodra tregon detaje të tjera mbi këtë rast.

I ftuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në “Opinion”, Kodra tha se përgjimet janë kryer në një periudhë kohore prej rreth 1 jave. Ai tha se studentja ishte instruktuar që të mos e provokonte. Kodra e cilësoi vajzën “heroinë”.

Blendi Fevziu: Si ka ndodhur ngjarja? Është një përgjim që vjen nga studentja, apo është një përgjim që studentja pas denoncimeve e ka bërë me ndihmën tuaj?

Saimir Kodra: Është një përgjim që studentja e ka bërë me ndihmën tonë.

Blendi Fevziu: Studentja erdhi ju tha vetë që kam këtë problem?

Saimir Kodra: Po. Studentja ka pasur një debat në fund të sezonit të kaluar, në mos gabohem.

Saimir Kodra: Tek kjo pjesa që transmetove ti, i thotë vetë ky, pa interes, nuk e bëj për lekë këtë punë. Pra nëse tek kjo vajza, sepse ajo është vajzë e pashme, ashtu e ka bërë nëna, natyra, nuk mori lekët, sepse e pranon vetë, që nuk e bëj për lekë këtë pjesë. Pra pjesa e lekëve nuk është inekzistente fare në fakultete, kushedi sa raste mund të kem transmetuar unë. Tek kjo mesa duket pa këtë pjesën e bukurisë, tha kësaj nuk po i marr lekë, po ia blej unë edhe atë parfumin që do kjo pedagogia tjetër, kësaj po i kërkoj puthjet, se e çmendte.

Blendi Fevziu: Dhe ju e pajisët me mjetet tuaja përgjuese?

Saimir Kodra: Absolutisht po.

Blendi Fevziu: Për sa kohë është përgjuar?

Saimir Kodra: Kam përshtypjen në harkun e një jave janë bërë takim, që janë bërë të gjitha. Ka qenë fundi i sezonit, deri në Korrik.

Blendi Fevziu: Vajza, siç thotë nga biseda, nuk kishte hyrë në asnjë nga provimet.

Saimir Kodra: Vajza ka disa provime, por nuk dua të jap të dhëna të sakta që të mos identifikohet kush është. Jo se e kam problem.

Blendi Fevziu: Identifikimin sot e kanë nxjerrë disa media, por unë vendosa të mos e nxjerrim, sepse nuk desha për çështje etike.

Saimir Kodra: Nuk do të doja nga unë të paktën, përballë me këtë situatë, sepse ajo është një heroinë.

Blendi Fevziu: Jeni i sigurt që nuk ka qenë kjo vajzë që dhe e ka provokuar?

Saimir Kodra: Absolutisht jo. Unë sigurisht organeve kompetente kur të vijnë të bëjnë sekuestrimin e pamjeve filmike do t’i ve material të bollshëm në dorë.

Blendi Fevziu: Keni përtej këtyre pamjeve të transmetuara?

Saimir Kodra: Kjo është esenca, sepse materialet filmike janë të gjata, janë biseda që nuk kanë asnjë farë vlerë. Në gjithë këtë histori kupton që kjo nuk e ka provokuar asnjëherë. Dhe po ta shohësh, në fakt ajo edhe mund ta kishte bërë, nëse nuk do të kishte orientimin tonë të saktë.

Blendi Fevziu: Ka qenë vajza që ka shkuar te pedagogu, apo pedagogu që e ka ftuar vajzën?

Saimir Kodra: Ka qenë ndërmjetëse një shoqe e kësaj tjetër. Sepse kjo njihej si studente atje, ka pasur një debat më parë, pastaj është lidhur me një ndërmjetëse dhe e prisnin me kafe. Po ta shohësh në fillim të videos, e prisnin… që i thotë ky më pas, ishte me ato dy të tjerat, që siç duket edhe atyre u ka mbaruar ky ndonjë punë tjetër. Pra vajza ka pasur një konsulencë të jashtëzakonshme tonën, që të mos e provokojë, mos jetë asnjë rast, nuk ia vlente barra qiranë. Unë e dija shumë mirë që do të vinte një moment pas transmetimit, do të përballesha me audiencën, me të gjitha. Nuk kisha asnjë farë interesi. Gjithë kohës i thoja ti do të ruash staturën e studentes. Domethënë nuk e di mesa sforco e ka bërë, por vajza ka ndjekur instruksionet tona./tvklan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME