Categories Lajme

Saimir Tahiri: Dy vite heshta, tani do flas

Ish-ministri Saimir Tahiri ka dalë sot në një konferencë për mediat për të shpjeguar atë që e cilësoi “betejë dyvjeçare” me drejtësinë.
Ai e cilësoi heshtjen e tij këto kohë si respekt ndaj drejtësisë edhe pse media dhe opinioni e ka akuzuar padrejtësisht. “Ka pasur akuza dhe gënjeshtra në kurrizin tim dhe unë heshta. E kisha kollaj të mbaja mandatin e deputetit dhe të shfrytëzoja politikën, siç kanë bërë pa asnjë përjashtim ata para meje dhe i janë fshehur drejtësisë. Unë bëra të kundërtën dhe lash mandatin e deputetit”,- tha Tahiri.

Ish-ministri tha se nuk u provua asgjë nga ato akuza për të cilat fantazonin kundërshtarët e tij dhe një pjesë e gazetarëve. “Gjatë kohës që isha ministër nuk ka pasur asnjë kontakt me atë që akuzohen. Nuk ka pasur asnjë shkelje detyrë, asnjë telefonat, asnjë policë që i ka ndihmuar, madje i kanë denoncuar. Gënjeshtrat një ditë bien, siç bëri gjykata italiane dhe siç ndodhi edhe këtu”,- tha Tahiri.

Ai tha se vendimi i gjykatës është i paqartë. “Po pres të më thonë se cilin ligj kam shkelur për shpërdorim detyre. Unë po pres që të zbardhet, por sigurisht që do t’a anikimojë këtë vendim”,- tha Tahiri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME