Categories Politike

Saimir Tahiri kthehet në ‘gjirin e familjes’ socialiste, ja merr këngës përpara ministrave dhe ish-ministrave

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka festuar mbrëmmë ditëlindjen e tij të 48-të. Klosi ka festuar në ambientet e një lokali luksoz në zonën e ish-Bllokut ku ishin mbi 100 të ftuar, të botës së medias, politikës, dhe miq të afërt të tij.

Në këtë ditë duket se është gjetur rasti për rikthimin ‘’në gjirin e familjes” të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Në disa foto të siguara nga Faxweb.al Tahiri shihet teksa këndon në skenë me këngëtaren Eneda Tarifa, si dhe me ish-ministrin Damian Gjiknuri dhe të sapozgjedhurin Bledi Çuçi.

Mbetet e pakonfirmuar nëse në ditëlindjen e Klosit ka qenë apo jo i pranishëm dhe kryeministri Rama, i cili ka kërkuar që Tahirit t’i kërkohet falje për të gjitha akuzat që i janë drejtuar dhe baltën që i është hedhur.

Por pavarësisht deklaratave të Ramës për ish-vartësin dhe njeriun e besuar të tij, për Tahirin vijojnë hetimet nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilat janë zgjatur dhe me tre muaj.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME