Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili shkruan se në burgun e Fierit janë punësuar njerëz të dënuar në vendet e Europës.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se trafikantë dhe njerëz të inkriminuar kanë marrë poste në burgje.
“Trafikante dhe te inkriminuar te punesuar ne burgje!”-shkruan ish-kyeministri.
Ndërsa në mesazhin e qytetarit bëhet publik edhe emri i një prej këtyre personave që sipas tij është i dënuar për prostitucion në Itali.
“Mirmbrema Doktor , kisha nje shqetesim qe po ndodh ne Burgun e Fierit . Njerez te denuar ne itali dhe ne vende te tjera te europes rilindja i ka punesuar ne Burgun e Fierit . Po na bejne te lejme punen sepse jane shum Arrogante po na nxijne jeten , njeri nderta eshte Eshte Nje Mestan Troka ndihmes Oficeri i Informacionit , Ky njeri eshte i denuar ne itali per prostuticion , ju lutem anonim”-shkruan qytetari.