Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, në pranga 4 pjesëtarë të një familje. Ja emrat e të dyshuarve

Gjatë mëngjesit të sotëm policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e autorit që vrau Ramazan Matajn, ngjarje e shënuar mbrëmjen e 4 janarit.

Gjithsej në pranga të policisë kanë rënë 4 persona, ku njëri prej tyre dyshohet të jetë autori dhe 3 personat e tjerë bashkëpunëtorë në krim. Personat e arrestuar kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin, dy prej tyre janë babë e bir dhe dy të tjerë janë të afërmit e tyre, ndërsa dyshohet që këta persona të jenë fqinj të viktimës.

Burime për media kanë bërë me dije emrat e 2 prej të arrestuarve, bëhet fjalë për Rustem Hasaj dhe Arjon Hasaj, babë e bir.

Njëri prej të arrestuarve është kapur nga autoritetet në kufi teksa po tentonte të largohej jashtë vendi ndërsa një tjetër është arrestuar në banesë.

Ngjarja ka ndodhur në 4 janar në zonën e Dragoçit ku makina e tij u qëllua me breshëri plumbash. Autorët janë vënë në ndjekje të Matajt dhe të lëvizje të tij ndërsa dyshohet se ata i kanë ngritur pritë rreth 1.2 kilometra larg shtëpisë.

Pista kryesore ku grupi hetimor ka përqëndruar hetimet është ajo e konflikteve personale të viktimës. Dyshohet se Ramazan Mataj ka ngacmuar vajza në rrjetet sociale, histori të cilat mund të kenë krijuar debate që fatkeqësisht përfunduan në tragjedi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME