Categories Lajme

Sali Berisha kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shtyn vendimin. Ja kur do të mbahet seanca e radhës

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të shpallë te enjten vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili përmes avokatëve të tij ka ankimuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

Seanca e radhës do të mbahet në orën 09.00.

Kujtojmë se një ditë më parë, ish kryeministri Sali Berisha u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje për çështjen e privatizimit të ish Klubit sportiv Partizani .

Kjo ishte hera e parë që ai paraqitej te prokurorët e çështjes që kur në tetor të vitit të kaluar u mor nën hetim.

Ndaj Berisha nuk është ngritur akuzë. Ai dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin u ndërtuan një grup pallatesh.

Duke shfrytëzuar pozitën e tij si kryeministër, sipas hetimit, ai dyshohet të ketë miratuar ligje dhe akte nënligjore duke i përshtatur sipas nevojave të ish pronarëve, dhe se përmes kontrolleve administrative është ushtruar presion ndaj strukturave shtetërore që të përshpejtonin procedurat si dhe vënien e këtyre strukturave në dispozicion të Malltezi për realizimin e privatizimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME