Categories Lajme

Sali Berisha sot në një xhep ka fjalimin dhe në tjetrin kaçavidën për hapjen e derës së Bashës!

Sot duket hapur nga të gjithë që po ndjekin live Kuvendin e PD në stadiumin Air Albania se ka numër të padiskutueshëm delegatësh pro Berishës dhe Kuvendit. Gjithçka është transparente në media që japin direkt Kuvendin e PD.

Gjithçka me karte identiteti dhe karte delegati që del në ekranin e madh në stadium dhe që ndiqet e kontrollohet nga panel gjerman për të patur transparente çdo veprim e çdo delegat. Nuk ka më vend për diskutim pasi Berisha ka PD me vete demokratët dhe Kuvendi, siç po regjistron live çdo delegat, tregon para çdo njeriu normal se është i ligjshëm.

Berisha ka sot në dy xhepat e tij, në njerin fjalimin e rithemelimit, fjalim që tregon se ai nuk dorëzon PD në kukulla dhe në besëprerë që sjellin humbje dhe në tjetrin xhep ka futur dhe një kaçavidë! Kuvendin e fiton, PD e merr ndërsa kaçavida duhet kur të shkojnë në selinë blu për të shpërthyer derën e Lulzim Bashës.

Sot epoka Basha në PD mbaron. Ai do të vazhdojë lojën e tij, do të kalojë oqeane me avion apo mund të mbajë kopje të vulës së PD, por nuk ka më demokratët me vete. Opozita ka filluar të gjallërohet dhe të marrë veten sepse ishte në vdekje klinike prej 8 vite. Kohajone

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME