Categories Lajme

Sali Berisha zbulon sa ka kushtuar avokati i tij francez dhe çfarë po ndodh me padinë ndaj Blinken

Sali Berisha ka zbuluar sa i ka kushtuar avokati francez, për padinë që ka depozituar ndaj Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Berisha foli edhe për ecurinë e padisë, duke deklaruar se ka disa arsye pse kjo padi mund të mos jetë e suksesshme, megjithatë procesi vijon.

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Zoti Berisha çfarë po ndodh me gjyqin tuaj në Paris?

Sali Berisha: Avokati po merret me këtë. Do të më njoftojë. Ka bërë padinë dhe po e ndjek. Dy faktorë janë kundër, fakti që asnjëri nuk është shtetas francez dhe Sekretari i Shtetit ka imunitet. Por ka diçka në favor timin, është një ligj ndërkombëtar i pashkruar, që shpifja dënohet aty ku del. Kjo e shtetësisë relativizohet. U botua shpifja, aty ku ti e sheh që të ka dëmtuar mund ta padisësh.
E dyta, si rregull, shpifja nuk është funksion zyrtar. Gjerësa nuk është funksion zyrtar imuniteti mund të jetë ose të mos jetë. Unë nuk kam paditur në SHBA, sepse gjyakta është shumë e kushtueshme dhe procesi është i drejtë por i ndryshëm. Sepse ata do të merreshin me Delinën përshembull, të dalë që Delina ka bërë shpifje.

Lorenc Vangjeli: Thonë që në këtë dynja nuk tregohen paratë dhe të dashurat. Po avokati sa ju ka kushtuar zoti Berisha?

Sali Berisha: 7200 euro. Është me faturë. 7200-7600 euro, diçka e tillë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME