Categories Lajme

Sali Berisha zgjidhet Zëvendëspresident i CDI, unionit më të madh të partive të qendrës së djathtë në botë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zëvendëspresident i CDI, Unionit më të madh të partive të qendrës së djathtë në botë. Zgjedhja e tij u formalizua gjatë Asamblesë së CDI, e cila u zhvillua në Sao Paolo të Brazilit, ku u miratua edhe përbërja e re e Presidencës dhe drejtuesve të organizatës, njoftoi mbrëmjen e sotme zyra e shtypit dhe komunikimit të PD.

Në strukturat drejtuese të CDI nga Evropa janë përfshirë edhe figura të rëndësishme politike si Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, kryeministri i ardhshëm i Sllovenisë, Janez Janša, si dhe Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán.

CDI bashkon 115 parti të qendrës së djathtë nga Evropa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia.

NJOFTIMI

Kryetari i PD, Sali Berisha, zgjidhet zv/President i CDI, Unionit më të madh të partive të djathta në botë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive tër qendrës së djathtë në botë. Në Asamblenë e CDI të zhvilluar në Sao Paolo tër Brazilit është zgjedhur Presidenca dhe drejtuesit e rinj të CDI, dhe ndër ta edhe lideri i opozitës shqiptare.

Në Presidencë nga Europa janë gjithashtu Kryeministri i Kroacisë Andrey Plenkovic, kryeministri i ardhshëm i Sllovenisë Janezs Jansa dhe Kryeministri i Hungarisër, Victor Orban. Sekretar i Përgjithshëm i CDI është zgjedhur Antonio Lopez-Isturiz White, ndërsa President i CDI u rizgjodh Andres Pastrana

CDI është e përbërë nga 115 parti të qendrës së djathtë nga Europa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia. Anëtarë të saj drejtojnë disa prej vendeve kryesore të botës përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT
PARTIA DEMOKRATIKE

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit në Vlorë

Moti i keq dhe deti me dallgë si dhe era e fuqishme bregdetare ka bërë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I vodhi çantën me një shumë parash një gruaje në rrugë, arrestohet 52-vjeçari në Elbasan

Një 52-vjeçar në Elbasan, pasi akuzohet për vjedhje. Pas hekruave ra shtetasi me inicialet G.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çfarë është skandali që çoi 33 vetë në masa arresti?

Përgjigja ishte e vonuar, por jo surprizë. Më shumë se një vit pas sekuestrimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet me urdhër të prokurorisë efektivi i policisë

Me urdhër të Prokurorisë, pas atentatit në Rrilë të Lezhës, është ndaluar efektivi i policisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Policia Kufitare e Korçës ka konstatuar dhe ndaluar 16 emigrantë të paligjshëm të moshës dhe…

LEXO ME SHUME