Sallatë festive (Cheesecake i kripur)
Përbërësit: 200 gr bukë e thekur (intergrale)
100 gr gjalp i tretur
200 gr krem djathi
200 gr salcë kosi
100 gr parmixhan I grirë
50 ml qumësht
6 gr xhelatinë
60 gr rukola
150 gr domate qershi
Rigon
Kripë, piper i zi
Vaj ulliri
Përgatitja: Grijmë bukën e thekur dhe shtojmë gjalpin e tretur në temperaturë të ulët sa të lëngëzohet dhe I përziejmë mirë së bashku. E vendosim në një tepsi keku dhe e ngjeshim mirë bazën e sallatës. Vendosim xhelatinën në ujë të ftohtë. Pasi e shohim që xhelatina është zhytur, vendosim qumështin të ngrohet dhe shtojmë xhelatinën të shkrijë.
Në një tas vendosim kremin e djathit, salcën e kosit, grijmë shumë imët rukolan dhe ia shtojmë brenda në krem duke ruajtur disa gjethe për dekor. Shtojmë parmixhanin, qumështin me xhelatinën e shkrirë dhe i përziejmë mirë të gjithë përbërësit. Shtojmë kremin e përgatitur mbi bazën, e nivelojmë dhe e fusim në frigorifer për 2 orë. Ndajmë domatet në dysh, me pak vaj i kalojmë për 5 minuta më tigan, shtojmë rigon dhe kripë. Nxjerrim sallatën tortë të kripur nga frigoriferi dhe pasi shtojmë disa gjethe rukola, e zbukurojmë me domate qershi.